LAJMI I FUNDIT:

Përshpejtimi i shërimit, Rashford po përdor një brez për t’u rikthyer sa më shpejt

Përshpejtimi i shërimit, Rashford po përdor një brez për t’u rikthyer sa më shpejt
(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Marcus Rashford i ka intensifikuar përpjekjet për t’u kthyer sa më shpejt në skuadrën e Manchester Unitedit, ndërsa për t’ia arritur qëllimit është duke përdorur një brez.

Pas një stres-frakture të dyfishtë në shpinë, sipas parashikimeve të mjekësve, sulmuesi anglez nuk mund të luajë deri në muajin prill.

Mirëpo, The Sun bën të ditur se ai po përdor një brez (një rrip i vendosur rreth trupit për ta ndihmuar shpinën) për ta përshpejtuar rikuperimin.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ishte kritikuar për angazhimin e shumtë të 22-vjeçarit, i cili kishte luajtur me dhimbje.


Stres-fraktura paraqet një çarje të vogël në një kockë apo një shtypje e madhe brenda një ashti. Shumica e stres-frakturave ndodhin për shkak të aktivitetit të tepruar dhe të përsëritur, dhe janë shumë të shpeshta te sportistët, në veçanti te futbollistët dhe basketbollistët.


Lëndimi i tij ndodhi në muajin janar në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers, ndërsa ai dëshiron të kthehet sa më shpejt që t’i ndihmojë skuadrës në përpjekjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori