LAJMI I FUNDIT:

PËRSHKRIMI I VETVETES

PËRSHKRIMI I VETVETES

Poezi nga: Ugo Foscolo
E përktheu: Ernest Koliqi

Ball të rrudhun kam, sy të gropuem, vezhguesa;
krip kuqlosh, faqe të hajthëme, dukë të guximshme;
buzë të trashë, të ndezun, e dhambë të ndriçëm;
krye t`ulun, qafë të bukur, gjoks të gjanë;

gjymtyrë të përpikshme, veshje të thjeshtë, të zgjedhun;
hapat, mendimet, sjelljet, fjalët të shpejta;
jam i përkuerm, i njerzishëm, i pa zhigla, dorëgjanë, i drejtë;
kundreshtar i botës, prej rrethanave i kundreshtuem.

Herherë trim me gjuhë, e shpesh edhe me dorë;
i zymtë ma të shumën e ditve, gjithmonë mendueshëm;
i papritueshëm, idhnak, i shqetë, i qëndrueshëm;

me vese i pajisun e me vërtyte, i ap lavd
arsyes, por ngas ku t`i teket zemrës.
Deka vetëm do të m`api namë e pushim.