Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndyshuar Gjermania qendrim ndaj çështjes së Kosovës?
Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)
DW: Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
Bodo Weber: Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.
DW: Përse marrëzi?
Bodo Weber: Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e arritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t’u jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet ’90.
DW: Çfarë do të ndodhë tani?
Bodo Weber: Lind pyetja se si e kanë menduar Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini. Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron