LAJMI I FUNDIT:

Përse vetëm meshkujt marrin detyra të mëdha dhe çka mund të bëni lidhur me këtë çështje?

Përse vetëm meshkujt marrin detyra të mëdha dhe çka mund të bëni lidhur me këtë çështje?

Rezultatet konfirmojnë se profesorët e gjinisë mashkullore shpesh punojnë në hulumtime, ndërkaq femrat bëjnë përqindje më të mëdha në anëtarësi të komisioneve.

Të dy punët janë të rëndësishme, mirëpo hulumtimet akademike dhe publikimi i rregullt i tyre japin mundësi për punësim të përhershëm, transmeton Telegrafi.


Femrat në sfond

“Nuk ka asgjë në punët e mëdha që e bëjnë më të vlefshëm se të tjerët. Shumëçka varet nga situata. Çfarë konsiderohet e vlefshme varet edhe nga lloji i punëve të cilat të punësuarve u janë të rëndësishme për sukses afatgjatë afarist dhe kjo ndryshon nga njëri vend në tjetrin”, thekson Joan C. Williams, drejtoreshë e qendrës “Work Life Law” të Fakultetit Juridik të Kalifornisë.

Koha juaj është e vlefshme

Të ashtuquajturat “punë zyrash” të cilat përfshijnë organizimin e përditshëm, mbajtjen e shënimeve dhe pjesa administrative shpesh u lihen femrave. Pjesa e madhe e mostrave të këtij joekuilibri fshihet në mundësitë e pabarabarta për sukses, por edhe në faktin që femrat shpesh i zgjedhin detyrat kokë në vete, rezultatet e të cilave në fund janë më pak të dukshme.

“Sekretarja punon me zell punën e rëndë e cila është pak e vlerësuar. Prandaj, mos prisni që t’ju vlerësojnë më shumë nëse silleni si sekretare”.

Mikro-pabarazitë nga jeta e përditshme siç janë pastrimi, kujdesi apo planifikimi i ngjarjeve familjare, kanë kaluar në botën e korporatave.

Menaxherët, pak a shumë me vetëdije, mund ta konsiderojnë kohën e femrave të punësuarave më pak të vlefshme nga ato të kolegëve të punësuar.

Është e mundshme të mendohet që mashkulli ka punë më të mençura se sa zgjidhja e disa cikërrimave të përditshme, andaj nuk dëshironi t’i pengoni.

Ndërkaq femrën është krejtësisht në rregull ta lusni që gjërat e tilla t’i zgjidhë”, thotë Linda Babcock, profesoreshë në fakultetin Carnegie Mellon.

Derisa femrat i kryejnë punët e tilla, meshkujt kanë kohë “të grabisin” detyrat e vërteta të cilat do t’u sjellin lëvdata dhe mirënjohje.

“Duhet patjetër ta kuptojmë që ajo që do të na çojë deri në ngritje pikërisht është ajo puna glamuroze. Dhe prandaj duhet patjetër të kujdesemi që punët e tilla edhe t’i meritojmë”, thotë Williams.

Si të thuhet “jo”?

“Kujdesuni që të merrni punë glamuroze dhe pastaj kur dikush më vonë të provojë sërish t’ju japë ndonjë “punë zyrash”, thoni se keni punë më të rëndësishme dhe propozoni dikë më të përshtatshëm i cili do të mund t’i marrë detyrat e tjera”, propozon Williams.

Në këtë mënyrë femrat mund të lirojnë kohën për punët të cilat vërtet do t’u sjellin rastin për avancim, por edhe të shpërndajnë punën në më shumë njerëz, gjë që do ta kenë më lehtë.

Vendi i punës nuk është shtëpia juaj, aty nuk jeni e detyruar të kujdeseni për askënd. Nëse edhe pajtoheni, bëjani qartë me dije që kjo është përjashtim, sepse në të kundërtën ajo shpejt do të nënkuptohet si detyrë juaja.

Tregoni çfarë dini

Kohë më parë hulumtimi i Linkedlit ka treguar që femrat më rrallë se meshkujt flasin për përvojat e tyre afariste dhe rezultatet e mira. Pos për sindromën e përmendur të sekretares, femrat ia mbyllin derën avancimit afarist pikërisht për shkak të mungesës së vetëpromovimit.
Duket që kjo nuk ndodh pa arsye.

Një studim australian tregon se si vetëbesimi shton shansin për avancimin në karrierë te meshkujt, por jo edhe te femrat.

Sipas disa njohurive, vetëpromovimi aktiv madje mund edhe të dëmtojë karrierën e femrës. Nëse edhe kalojnë murin e stereotipave gjinorë, kjo femrave mund t’u kthehet nëpërmjet kundërefektit. Atëherë ato konsiderohen më dominuese, më agresive, më arrogante dhe më pak simpatike se meshkujt, të cilët sillen në të njëjtën mënyrë.

Megjithatë, gjithnjë e më shumë femra janë në pozita të larta, të cilat po i ndryshojmë stereotipat e tillë, andaj është koha e duhur që femrat të mësojnë të thonë “jo”, të ndërmarrin iniciativën dhe karrierën në duart e veta dhe gjithnjë e më shumë të fillojnë të lavdërohen me arritjet e tyre të merituara. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori