LAJMI I FUNDIT:

Përse të gjithë janë të fiksuar pas filmit të ri të Anya Taylor-Joyt, “The Menu”

Përse të gjithë janë të fiksuar pas filmit të ri të Anya Taylor-Joyt, “The Menu”

“The Menu” është një komedi e errët që flet për rreziqet e pasurisë dhe mendjelehtësisë që njëkohësisht është një film që po e pushton botën.

I shkruar nga Seth Reiss dhe Will Tracy të “Glass Onion” dhe i prodhuar nga Will Ferrell, ky film është kthyer në hit e ka qenë tronditës, por edhe konfuz për shikuesit e kinemasë britanike që nga publikimi i tij në fund të nëntorit.


Kasti i aktorëve është plot me emra të mëdhenj, por sigurisht, Anya Taylor-Joy, ka vjedhur shfaqjen me frymën që i sjell personazhit të saj, Margot Mills.

Filmi “The Menu”

Edhe nëse ky projekt mund të duket paksa i paqartë dhe jo plotësisht i kuptueshëm, mjafton të shikoni vetëm Taylor-Joyn në elementin e saj, duke u shfaqur po ashtu me pamje të ngjashme sikurse nga hiti “Queen’s Gambit”.

Më poshtë u sjellim gjithçka që duhet të dini për “The Menu”, duke përfshirë pikat kryesore të filmit, kush tjetër është pjesë e kastit dhe se si fansat kanë reaguar ndaj disa momenteve interesante:

Për çfarë flet filmi “The Menu”?

“The Menu” ka në fokus një çift të ri, Tyler dhe Margot Mills, teksa udhëtojnë në ishullin ‘Hawthorne’ për një përvojë ekskluzive në një restorant të organizuar nga kuzhinieri i famshëm, Julian Slowik, i cili gjithashtu zotëron ishullin privat.

Ata janë të bashkuar nga Lillian dhe redaktori i saj, Ted, nga Richard dhe Anne, ylli i filmit, George dhe asistentja e tij, Felicity, vëllezërit Soren, Dave dhe Bryce dhe nëna e Julian.

Me të mbërritur në ishull, grupit i jepet një turne ku bëhet e qartë se Margot nuk supozohet të jetë në udhëtim, dhe ajo është po ashtu plotësisht e patrazuar nga madhështia dhe rrethanat e botës së ngrënies me pesë yje.

Shefi Julian e fillon vaktin me një fjalim ogurzi dhe prezanton një seri kursesh me pjata të vogla, secila e shoqëruar nga një monolog shqetësues.

Ndërsa nata vazhdon, zbulohet se planet e kuzhinierit Julian shkojnë përtej vetëm ushqyerjes së klientëve të tij, dhe ai fillon të ekspozojë çdo sekret të tyre ndërsa shqetësohet nga Margot, e cila duket se po e largon atë nga loja dhe po ankohet në lidhje me ushqimin dhe shërbimin e personalizuar në mënyrë të veçantë.

Cilat janë reagimet më të mira të fansave ndaj “The Menu”?

Shikuesit janë çmendur pas “The Menu”, veçanërisht pasi përfundimi dhe rëndësia e përgjithshme e komplotit është disi e paqartë. Është ende e paqartë nëse njerëzit e pëlqyen apo jo filmin, por ata të paktën duken mjaft të interesuar për të vazhduar të flasin për të.

Një përdorues i Twitter tha se filmi është “shumë më i mprehtë nga sa njerëzit i japin meritat për…”, ndërsa të tjerë thonë se ai nuk ka gërmuar vërtet në shumë tema komplekse që eksploron.

Kryesisht në Twitter janë krijuar momente të shumta të paharrueshme të këtij filmi.

Kush luan në “The Menu”?

Përveç Anya Taylor Joy, e cila luan Margot, kasti është i mbushur me yje me disa nga emrat e njohur të Hollywoodit.

Të përfshirë të tjerë në film janë: Nicholas Hoult, Ralph Fiennes, Janet Mcteer, Aimee Carrero, Paul Adelstein, Judith Light etj.

Ku është duke u shfaqur filmi “The Menu”?

Filmi momentalisht është duke u shfaqur në kinematë si: Picturehouse, Odeon, Vue dhe Everyman. Atë mund ta gjeni gjithashtu dhe në HBO Max dhe Disney+. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori