LAJMI I FUNDIT:

PËRSE DUHET TË ZGJEDHËSH KLINIKËN STOMATOLOGJIKE “DHOMI”

PËRSE DUHET TË ZGJEDHËSH KLINIKËN STOMATOLOGJIKE “DHOMI”

Zgjidhje cilësore e problemeve tuaja dentare, këshilla dhe kurë e plotë për buzëqeshjen tuaj të shkëlqyer.

Shpesh, kur mendojmë për trupin e njeriut, për shëndetin e tij, dhëmbët nuk i konsiderojmë aq të rëndësishëm, mendojmë që janë më pak të rëndësishëm se zemra, veshkat, mëlçia, truri.

Situata e vërtetë është absolutisht e kundërt, dhëmbët janë pjesë përbërëse e trupit tonë, pjesë e gavrës së gojës dhe, natyrisht, pjesë e kokës sonë. Janë afër dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me organet e rëndësishme si p.sh. syri, veshi, sinuset, truri.

Kështu, bashkërisht me Dr.sci Merita Barani-Sveçla, Specialiste e sëmundjeve të dhëmbit me endodoncion, do t’i analizojmë aspektet e ndryshme të problematikës dentare dhe risitë në këtë sferë.

Nga momenti kur për herë të parë kaloni pragun e Ordinancës Specialistike Stomatologjike “Dhomi”, të jini të sigurt që jeni në rrugë të shërimit të plotë dhe të zgjidhjes afatgjatë të të gjitha problemeve me dhëmbët.

Klinika “Dhomi“, është institucion i pajisur dhe i rregulluar me pajisje moderne në të cilin sipas standardeve botërore aplikohen metodat më të reja të terapive dhe të teknologjisë nga të gjitha sferat e mjekësisë dentare.

Ajo sipas së cilës karakterizohet dhe në çfarë e vëmë theksin e veçantë është aplikimi i materialeve kulmore dhe përpunimi preciz i shtojcave dentare dhe i mjeteve ndihmëse, në harmoni me arritjet më bashkëkohore të profesionit.

Në punë theks të veçantë i kushtojmë qasjes individuale të pacientëve, gjë që është bazë e stomatologjisë së sotme moderne.

Çmimet e përshtatshme, ambienti i këndshëm, profesionalizmi dhe dija e bëjnë këtë klinikë zgjedhje ideale për shëndetin tuaj dhe për dhëmbë të bukur.

Ekipi i klinikës i gëzohet ardhjes suaj, sepse e dinë që do të krijojnë miqësi të re, por edhe një buzëqeshje të bukur, ndërsa në një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse, ndjehemi të lehtësuar se çdo pyetje dhe shqetësimin yni do të marrë përgjigjen e duhur nga Dr.sci. Merita Barani – Sveçla.

Në klinikën tuaj, me një staf profesionistësh, pacientët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme të punimeve dentare, por edhe ato kirurgjikale stomatologjike. Klinika është lehtësisht e arritshme, por ku ndodhet ajo?

Klinika “Oss Dhomi”, mund të gjendet lehtësisht në Prishtinë, në Arbëri (ish-Dragodani), rruga “Ahmet Krasniqi” nr 25/a. Ose, rruga kryesore për Mitrovicë.

Ambientet e klinikës me pajisjet moderne, kujdesi juaj për detajet në një ambient të pastër e të këndshëm, por edhe çlodhës, krijojnë ndjesi të mia ndaj dentistit. Cilat intervenime Ju i bëni dhe kush janë pacientët Tuaj?

“Dhomi” ofron shërbime stomatologjike polivalente për të gjitha grupmoshat. Dmth., shërbime nga sektori i pedodoncisë, sëmundjet e dhëmbit me endodoncion, sëmundjet e gojës, protetika, ortodoncia dhe kirurgjia.

Çfarë kërkesash kanë pacientët tuaj. Çka kërkojnë ata tani nga Ju më së shumti?

Përveç shërbimit cilësor dhe materialit kualitativ, ata kërkojnë që t’u ofrohen shërbimet polivalente, dmth., një pacient të ketë mundësi që krejt trajtimet t’i kryej në të njëjtën ordinancë e të mos ketë nevojë të udhëzohet diku tjetër. Ne këtë e ofrojmë pasi në ordinancën tonë është një ekip specialistësh nga të gjithë sektorët e stomatologjisë.

Sa vijnë pacientët për kontrolle preventive, a ka në këtë drejtim ndonjë përparim?

Ka raste kur vijnë edhe për shërbime preventive, por kërkesa të tilla nuk janë të m

jaftueshme apo kënaqshme. Fëmijët konsiderohen si kategoria më e prekur dhe më e ndieshme nga prishja e dhëmbëve. Edukimi dhe promovimi i shëndetit oral ka nevojë për një sistem të përgjithshëm të mirëfilltë.

Kur është koha e duhur për të shkuar në vizitë te mjekësia dentare?

Që nga fëmijëria, kur del dhëmbi i parë. Aty fillohet me këshillat për pastrim të dhëmbëve dhe ushqim të shëndetshëm. Pastaj duhet vazhduar me vizitat te stomatologu çdo gjashtë muaj.

Sapo të përmendet mjeku dentar, shumicës frika u hyn në palcë? Ç’është ajo që na tmerron kur shkojmë te dentisti dhe kush mund t’u ndihmojë për kapërcimin e frikës, jo rrallë frikë fatale?

Frika kryesisht është pasojë e asaj që nuk shkojnë te dentisti për masa preventive, por vetëm atëherë kur dhëmbi fillon me dhimbje. Normalisht në këto raste trajtimet dinë të jenë me dhimbje, dhe si pasojë fillon frika. Sikur të fillojnë herët para prishjes së dhëmbëve me trajtime preventive, çdo gjë do të ishte më e lehtë, më pak e dhimbshme dhe pa frikë.

Po ashtu, që fëmijët ta kenë sa më të lehtë dhe pa frikë uljen në poltronin e dentistit, Klinika ofron edhe përdorimin e syzeve ‘Movie glasses’, me të cilat, mund të shikojnë filma, ndërsa vëmendja e tyre shpërndahet nga ana vizuale dhe auditive.

Një pjesë e të huajve dhe mërgimtarëve e marrin këtu shërbimin e kërkuar. Mendoni se ky është një tregues i cilësisë që ofrojnë ekspertët vendas?

Po. Besoj se ky është tregues që ofrojnë ekspertët vendas. Por, po ashtu edhe çmimet e ulëta krahas vendeve ku jetojnë ata, mund të jetë një arsye tjetër.

Ç’lloj shërbimesh kërkojnë më shpesh mërgimtarët dhe të huajt?

Kryesisht shërbimet estetike (ngjitjen e dhëmbëve me materialet e fundit), kirurgjike (implantet) dhe ortodontike (aparate për drejtimin e dhëmbëve)

Cili është dallimi në çmime jashtë shtetit dhe te ne?

Ka dallim të madh në çmime. Ne punojmë me çmime shumë më të ulëta se vendet perëndimore.

Një nga shqetësimet kryesore të pacientëve tanë, është nëse ata mund të përballojnë koston e trajtimit dentar. Çfarë mundësish financimi bëni ju që mund të përshtaten pothuajse në çdo rast?

Nëse trajtimi zgjat, atëherë pagesën mund ta bëjnë në këste deri në fund të trajtimit. Poashtu ne punojmë edhe me sigurime shëndetësore.

Në ç’mënyrë ju luftoni me konkurrencën dhe çka e bën ofertën e shërbimeve tuaja të veçantë nga ofertat e tjera stomatologjike të cilat aktualisht janë në treg?

Konkurrencën e luftojmë me ekipe profesionale, specialistë të të gjithë sektorëve të stomatologjisë.
Kemi çmime të arsyeshme, jo të larta. Materiale të kualitetit të larte dhe, shërbime cilësore.

Nga praktika juaj e punës, mund të na tregoni, sa të ndërgjegjësuar jemi ne si popull për kujdesin ndaj shëndetit të gojës?

Ndonëse prevalenca e kariesit është ende në përqindje të lartë, mund të them se, kujdesi është i pamjaftueshëm.

Çfarë ju këshillon pacientëve për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj gojës?

Higjiena orale, ushqimi i shëndetshëm dhe vizita të rregullta, dy herë në vit te stomatologu. /Telegrafi/

Për më tepër informata kontaktoni në:
+38645978000
+37744339492
ossdhomi@gmail.com
https://www.facebook.com/DhomiOrdinanceDentare

Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori