“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” është pa dyshim një nga filmat më ikonikë shqiptarë, i cili ndër vite i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të mbetet në listën e filmave të preferuar të shumë kujt.
Pjesa e tij e parë daton që nga viti 1997, në kohën kur legjenda e aktrimit, Faruk Begolli ishte ende gjallë dhe kishte luajtur një nga rolet kryesore të filmit.
Por u deshën plot 16 vite që të realizohej pjesa e dytë e këtij filmi, e cila u publikua në vitin 2014 dhe pati një pëlqyeshmëri mjaft të madhe, ani pse u vërejt dukshëm mungesa e disa aktorëve legjendarë të pjesës së parë.
Në vitin 2016, ekipi i produksionit “Labia” iu përvesh punës që të mos ndalej por të realizonte pjesën e tretë të filmit “Dashura e Bjeshkëve të Nemuna”, dhe kështu në bjeshkët e nemuna të Rugovës nisën edhe xhirimët për këtë film, por DBN 3 nuk arriti të finalizohej asnjëherë.
Në një bisedë për Telegrafin, producenti i filmit “Dashura e Bjeshkëve të Nemuna”, ka treguar se cila është arsyeja e stagnimit të këtij filmi për vite të tëra.
“Plani ishte që pjesa e tretë e filmit DBN3 të finalizohej tri vite më parë, por për shkak të mungesës së fondeve, mungesës së vullnetit të spozorëve për t’a mbështetur realizimin e filmit, si producent i filmit jam detyruar të pres ditë më të mira duke mos hequr dorë asnjëherë nga projekti dhe finalizimi i tij”, ka thënë Kryeziu.
I njëjti ka bërë të ditur se ‘trailer’-i i publikuar në kanalin YouTube ka shërbyer si një pilot-projekt, që t’iu prezantohej sponzorëve, me shpresën se filmi do të gjente financimin e duhur për jetësimin e tij.
“Katër vite më parë i realizuam disa skena të filmit që zgjaten vetëm një ditë në Rugovë dhe një ditë tjetër jo të plotë në Tiranë me qëllim të kemi material për ‘trailer’-in e filmit në mënyrë që të jua prezentojmë sponzorëve dhe donatorëve të mundshëm në formën më të kompletuar idenë dhe përmbajtjen e filmit. Si producent edhe i dy filmave të mëparshëm të DBN 1 dhe 2 e vlerësova që më duhet një buxhet i konsiderueshm që të mbajë dhe arrijë nivelin e dy filmave të mëhershëm dhe në konsultim me regjisorin dhe skenaristin e filmit, Ekrem Kryeziun, u pajtuam që mos të ngutemi dhe të gjejmë mundësi dhe formë të financimit te projektit në fjalë. Filmi kërkon buxhet dhe per të realizuar në mënyre dinjitoze kërkesat e skenarit që është tejet interesant dhe provokues për publikun vendosa për një shtyrje të xhirimeve”, ka thënë për Telegrafin Shkumbin Kryeziu.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/diell3.jpg)
Megjithatë, stagnimi i DBN 3 duket se nuk e ka gjatë, pasi producenti i njohur thotë se ndjehet më shumë se asnjëherë tjetër i motivuar për ta çuar deri në fund realizimin e tij.
“Jam tejet i motivuar që ta çoj deri në fund këtë projekt dhe me ndihmën dhe angazhimin e tërë ekipit jam i bindur se do të ia dalim ta finalizojmë me plot pasion dhe profesionalizëm. Natyrisht besojmë që do të kemi mbështetjen e disa kompanive dhe nga disa ne kemi marrë premtime që do ta mbështesin filmin sikurse në të kaluarën që nuk ka munguar mbështetja nga sponzorët tradicionalë të produksionit Labia”, thekson Kryeziu.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/diell5.jpg)
Për fund, ai shton se mbetet i padiskutueshëm fakti se sa e ka mikpritur publiku shqiptar filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” ndër vite.
Shkumbini thekson se të realizuarit një projekt si ky i kontribuon shumë promovimit të traditës dhe kulturës së vjetër shqiptare – me çka e tillë është edhe tema e filmit, që e ka afruar atë edhe më shumë me publikun.
“Është një fakt i palëkundur që publiku shqiptar i ka mirëpritur filmat DBN 1 dhe 2 dhe realizmi i pjesës së tretë të ka qenë edhe kërkesë e dëshirë e shumë artëdashësve si nga diaspora, ashtu edhe nga Kosova. Tema e filmit ngjallë kureshtje gjithmonë, pasi që ngërthen në vete dashurinë, aksionin, dashurinë për atdheun dhe shumë elemnte tjera si: muzika, personazhet e filmit, peisazhet e Rugovës dhe pamje tjera të viseve shqiptare. Si producent i filmit jam në rrugë të mirë që projektin ta realizoj vitin e ardhshem, në muajin maj dhe qershor veç planifikojmë të xhirojmë dhe në vjeshtën e vitit 2022 të shfaqet premierë. Do të ketë edhe disa plotësime në skenar dhe personazhe tejet interesante dhe të dashura për publikun. Në vazhdimësi do të ju njoftojmë për të rejat rreth filmit”, ka thënë Shkumbin Kryeziu për Telegrafin.
Kolgeci: Jam e gatshme të rikthehem në DBN 3
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/diell1.jpg)
Aktorja kryesore në film, Diellza Kolgeci, pa dyshim ka parë një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e saj pjesëmarrjen në filmin e Ekrem Kryeziut, “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.
Ajo për Telegrafin tregoi se i vjen keq që tash e pesë vite kanë stagnuar xhirimet e pjesës së tretë të filmit, por që ndjehet e gatshme t’i rikthehet këtij projekti nëse veç realizohet, pasi tash e dy vite ka qenë tërësisht jashtë punës për shkak të angazhimit si nënë.
“Më vjen keq që ka stagnuar filmi, sepse e di skenarin, e di idenë e regjisorit dhe ideja për DBN 3 më ka pëlqyer shumë. Tani besoj se jam e gatshme pasi që vajza Helena i ka mbushur dy vjet e katër muaj, sepse deri tash të gjitha punët i kam mënjanuar sepse kam dashur të jem afër Helenës në çdo moment, por tani pasi që është rritur pak, mundem të organizohem që të filloj edhe punët tjera”, ka thënë Diellza për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/diell6.jpg)
Kolgeci thotë se është e vetëdijshme për entuziazmin që publiku ka për filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, ndaj edhe shpreson që realizimi i DBN 3 të marrë dritën e gjelbër sa më shpejt.
“E kam pa që njerëzit në përgjithësi kanë qenë entuziastë për DBN 3, më kanë pyetur gjatë gjithë kohës ende vazhdojnë të më pyesin dhe përgjigjja ime është e njëjta DBN 3 kërkon buxhet goxha, sepse sipas skenarit është film që kushton dhe se varet nga producenti si do të organizojë gjithë këtë punë të madhe që po e pret”, thekson Kolgeci.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/diell2-e1630748042497.jpg)
E për fund ajo jep një lajm të mirë për publikun, duke treguar se është kontaktuar nga regjisori Ekrem Kryeziu, me çka edhe duket se realizimi i pjesës së tretë nuk është larg.
“Mua më ka kontaktuar regjisori Ekrem Kryeziu pikërisht për të biseduar rreth skenarit – kjo do të thotë që janë duke u bërë gati për të filluar punën”, ka përfunduar Kolgeci.
Dy volumet e para të DBN gjenden të disponueshme për publikun në kanalin YouTube, teksa fansat e këtij filmi mbeten në pritje për pjesën e tretë dhe shpresojnë që diferenca e sagës së tretë të “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” nga e dyta, të mos jetë si ajo shumëvjeçare mesë pjesës së parë dhe të dytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Turneu i ardhshëm i Beyonce ka gjeneruar interes të jashtëzakonshëm, bie sistemi i shitjes së biletave ende pa dalë në shitje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/beyonce-2-380x233.png)
Turneu i ardhshëm i Beyonce ka gjeneruar interes të jashtëzakonshëm, bie sistemi i shitjes së biletave ende pa dalë në shitje
![MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mrbeast-380x233.png)
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime
![Atilla Kardesh: Durimi është çelësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/atillakardesh1-380x233.jpg)
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi
![Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/drakki-e1739290541251-780x439.png)
Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë
![Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-70-780x439.jpg)
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve
![Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-13-780x439.png)
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
![Atilla Kardesh: Durimi është çelësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/atillakardesh1-780x439.jpg)
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi
![Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-69-780x439.jpg)
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet
![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht