Me siguri pyesni përse simptomat tuaja përkeqësohen sapo dielli të perëndojë dhe të vijë nata
Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Journal of Allergy and Clinical Immunologu është zbuluar e dhëna që 74 për qind e personave janë të ekspozuar ndaj 3 deri në 6 alergjenëve në dhomën e gjumit, transmeton Telegrafi.
Një ndër shkaqet kryesore përse alergjia juaj përkeqësohet natën ka të bëjë me anatominë themelore të njeriut.
Kur shtriheni, piklat nga hunda lëvizin drejt pjesës së pasme të fytit dhe si rezultat i kësaj përkeqësohen frymëmarrja dhe kolla.
Për ta shmangur këtë gjatë natës, është mirë të ngrini pak kokën në mënyrë që piklat të mos “kthehen” por të rrjedhin nga hunda.
Shkaku tjetër i përkeqësimit natën është myku në shtëpi, që fshihet në vendet afër dhomës së gjumit dhe kjo është banjoja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë në këtë situatë.
Për të shmangur alergjenet në dhomën e gjumit është e nevojshme të hiqni qilimin, të lani rregullisht batanijet, çarçafët dhe mbulesat e jastëkëve. Ideale do të ishte që të laheshin çdo javë dhe në temperatura të larta për të siguruar shkatërrimin e akareve të pluhurit.
Merimangat në dyshek mund të jenë burim i kruajtjes së syve dhe fytit, për të lehtësuar këtë blini mbështjellësit rezistentë ndaj merimangave për jastëkun dhe dyshekun.
Një zakon i mirë do të ishte që të hynte dielli në shtëpi, sidomos krevati duhet të preket periodikisht nga rrezet e diellit, në mënyrë që alergjenet të ngordhin.
Nëse alergjia është shkaktuar nga polenet apo ndotësit mjedisore, është mirë, që të flini me dritare të mbyllura kështu që alergenet të mos hyjnë në shtëpi.
Para se netët tuaja të alergjisë të kthehen në makthe, përpiquni alergjinë ta bëni më të durueshme me këto truke të thjeshta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës