LAJMI I FUNDIT:

Përse kemi nevojë të biem çmendurisht në dashuri?

Përse kemi nevojë të biem çmendurisht në dashuri?

Imagjinoni se jeni duke e shijuar jetën me të gjitha hobit dhe interesat që i keni.

Ju besoni se çdo vendim që e merrni është i duhur dhe thjesht s’ka rrugë tjetër, transmeton Telegrafi.


Por, pastaj… boom! Papritmas keni rënë në dashuri, e tërë jeta juaj është tronditur dhe 2 botë krejtësisht të ndryshme bashkohen për t’ju bërë person edhe më të mrekullueshëm.

Ekspertët tregojnë se çfarë ndryshime sjell në jetën tonë dashuria dhe përse kemi nevojë të biem në dashuri sa më parë.

Dashuria na mëson ndjeshmërinë

Neve na duhet ndjeshmëria në lidhje sepse na ndihmon t’i kuptojmë ndjenjat e partnerit. Dhe kur të jemi të aftë t’i kuptojmë emocionet e tyre në momente të caktuara, ne e dimë si të sillemi dhe çfarë të themi. Kjo është një përvojë e hatashme që e forcon edhe më shumë lidhjen.

Dashuria na jep durim

Nëse asnjëherë në botë nuk e keni ditur se përse duhet të keni durim, dashuria do t’jua mësojë këtë leksion. Durimi është themeli i një lidhje të suksesshme.

Dashuria na tregon rëndësinë e të qenit zemërmirë

Është e vërtetë se kur dashuria vjen ne fillojmë ta idollizojmë partnerin. Por, kur magjia e këtyre ndjenjave fillon të shuhet  nga pak, ne fillojmë t’i shohim dobësitë. Në këtë moment është e rëndësishme ta kuptojmë se duhet të sillemi mirë në çdo rrethanë.

Dashuria është shtylla e inspirimit

E mbani mend atë momentin kur për herë të parë i keni ndjerë fluturat në bark dhe keni ndjerë admirim në zemër?

Me siguri se keni provuar në këto momente të silleni pak më ndryshe dhe e keni bërë më të mirën për të lënë përshtypje te personi për të cilin keni ndjenja. Në disa raste, njerëzit janë të aftë t’i arrijnë synimet që asnjëherë nuk e kanë menduar se munden t’i arrijnë vetëm për shkak të inspirimit që dashuria ua dhuron. /Telegrafi/