Dukuria e rrjedhjes së gjakut nga hundët te fëmijët kryesisht i brengos prindërit, mirëpo arsye për frikë më së shpeshti nuk ka
Kryesisht përsëritja e rrjedhjes (epistaksa) ndodh për shkak të traumës së vogël të mukozës së hundës për shkak të futjes së gishtave apo ndonjë objekti në hundë.
Arsyeja tjetër më e shpeshtë, aq më parë në ditët e ftohta, janë infeksionet virusale të rrugëve të sipërme respiratore, transmeton Telegrafi.
Epistaksa më së shpeshti ndodh te infeksionet me virusin e gripit dhe adenoviruseve, të cilat dëmtojnë mukozën e hundës dhe vetvetiu enët e vogla të gjakut bëhen të ndjeshme ndaj traumës minimale të cilën e shkaktojnë teshtitja dhe fshirja e shpeshtë e hundës.
Dikur gjakrrjedhja nga hundët ishte pasojë e alergjive, ekspozimit ndaj ajrit të ngrohtë dhe të thatë, apo lëndimeve të kokës.
Te fëmijët nuk bën ta injorojmë mundësinë e trupit të huaj në hundë. Veç kësaj, ilaçet e caktuara të cilat fëmija i ka marrë, gjithashtu mund të shkaktojë gjakrrjedhje.
Shumë rrallë fjala është për gjakrrjedhjen për shkak të çrregullimeve të koagulimit të gjakut, malformacionet vaskulare apo puçrrës në hundë.
Nëse fëmijës i rrjedh gjak nga hundët mos i ktheni kokën pas, as mos e lini në pozitë të shtrirë, sepse atëherë gjaku rrjedh nëpër gurmaz dhe fëmija do ta përpijë.
Ngritja e duarve, gjithashtu, nuk ka kurrfarë efekti, por vetëm do ta lodhni fëmijën.
Nëse mundet vetë fëmija duhet lehtë t’i fryjë hundët, ndërkaq fëmijëve të vegjël me pompë të vogël pastrojani hundët nga koagulimi gjakut. Pastaj lehtë shtrëngoi vrimat e hundëve dhe mbani ashtu disa minuta.
Fëmijëve që kanë më shumë se dy vjeç në hundë mund t’i qitni pikë vazokonstriktore (përshkruhen për teshtitjen apo rrjedhjen nga hundët), të cilat zvogëlojnë vëllimin e enëve të gjakut dhe ndërpresin rrjedhjen e gjakut.
Te fëmijët më të vegjël përdorni tretjen hipertonike të kripës së detit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City