LAJMI I FUNDIT:

Përse është më mirë të jesh “goca e babait” sesa “çuni i mamasë”?

Përse është më mirë të jesh “goca e babait” sesa “çuni i mamasë”?

“Femra – nuk mund t’ia dilni me ta, por nuk mundeni as pa ta!”, ka shkruar filozofi, teologu dhe shkrimtari Erazmo Roterdamski

Psikiatri dhe psiko-analisti Sigmund Freud ka “pranuar”:

Pyetje e madhe së cilës kurrë nuk i është gjetur përgjigjja dhe së cilës edhe unë nuk kam qenë i zoti t’i përgjigjem, me gjithë hulumtimin tim tridhjetëvjeçar të shpirtit femëror, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë: “Çfarë dëshiron femra?”

Pjesëtaret e gjinisë së bukur gjithmonë kanë qenë inspirim i meshkujve, kanë nxitur vëmendje dhe kanë zgjuar kureshtje, mirëpo si duket, në shumicën e rasteve akoma kanë mbetur të paarritshme. Misterioze. Ndonjëherë për femrat thuhet që në të vërtetë janë “gjinia e fuqishme”, mirëpo edhe nëse nuk është ashtu, në forume në mënyrë shpirtërore “që në fillim” flitet përse është më mirë të jesh femër.

Damat mesatarisht kanë jetë më të gjatë, janë më pak “dembele” sesa meshkujt, më lehtë luftojnë me viruset, shkujin, lodhjen. Derisa flasin, mund të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, por nuk e humbin përqendrimin.

Meshkujt me to hapin dyer, jo e kundërta. Pengesat paramenstruale i kanë si justifikim për humor të keq (dhembjen e kokës) “i terrorizojnë partnerët.

Lotët e femrës janë në rregull, të meshkujve përshkruhen dobësi. Gjithmonë është më mirë të jesh “goca e babait” sesa “çuni i mamasë”. Meshkujt bien në gjunjë para femrave kur i kërkojnë fejesën, jo e kundërta. Kur janë në takim me mashkullin e mërzitshëm, gjithmonë mund të vonohen në tualet “duke përmirësuar grimin” dhe që të ikin më herët – “sepse u dhemb koka”.

Nuk u nevojitet veturë të re dhe e shpejtë për t’i ngazëllyer. Të njëjtin efekt krijojnë këpucët e reja.

Vajzat mund të përqafohen me shoqet, të flenë në të njëjtin shtrat dhe publikisht të tregojnë dashuri, ndërsa askush nuk do të mendojë që kanë orientim homoseksual.

Femrat dinë se a janë nëna e dikujt edhe pa analizën e ADN-së. Gjithmonë mund të shfrytëzojnë sharmin për të depërtuar pa radhë apo të shmangin pagesën e gjobës për vozitje të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori