LAJMI I FUNDIT:

Përse është e rëndësishme që vitaminën D ta fusim në organizëm në fillim të ditës?

Përse është e rëndësishme që vitaminën D ta fusim në organizëm në fillim të ditës?

Mungesa e vitaminës D është më e shpeshta krahasuar me mungesat e vitaminave të tjera në trup

Me kafjall të mirë – lëng portokalli dhe drithëra apo vezë (patjetër për mëngjes kreshmor), një copë mish salmoni dhe jogurt, si edhe 15 minuta shëtitje në ditë të kthjellët, do të sigurojmë vetes dozën e domosdoshme të vitaminës D.

Studimet e reja shkencore kanë treguar që deficiti i kësaj vitamine shkakton gjendje të keqe shpirtërore, por edhe depresionin, posaçërisht te femrat, transmeton Telegrafi.

Vitamina D është substancë, që thith kalciumin në trup dhe ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave, që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtësisht.

Veç kësaj, është shumë me rëndësi për imunitet të fuqishëm, por është treguar edhe si aleat i mirë në luftën kundër stresit (forcon funksionin e sistemit nervor).

Vitet e fundit po bëhen studime të cilat kanë hedhur dritë mbi të tjera efekte shumë të rëndësishme të kësaj vitamine në trupin tonë. Diskutohet roli i saj mbrojtës kundër disa lloje kanceri si psh; i zorrës së trashë, i gjirit dhe i prostatës.

Gjithashtu vitamina D është në studim kërkimor edhe si faktor mbrojtës kundër diabetit tip 1 dhe 2, sklerozës multiple, depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve alergjike dhe infeksioneve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori