eksperti-banner

Videoklipi “Dark Horse” nga Katy Perry ka arritur të numërojë një miliard klikime në kanalin zyrtar të Vevos.

Kështu, kjo është kënga e tretë që arrin të kalojë shifrën e madhe pas “Gangnam Style” të Psy dhe “Baby” nga Justin Bieber, transmeton Koha.net.


Në YouTube këto shifra ende nuk janë përditësuar, ndërsa kënga e katërt që është shumë afër të kalojë shifrën prej një miliard është po ashtu nga Perry, “Roar”.