LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet në PD, Alibeaj: Unë jam drejtues pas shkëputjes së Bashës

Përplasjet në PD, Alibeaj: Unë jam drejtues pas shkëputjes së Bashës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot për zhvillimet e fundit në parti. 

Në një deklaratë për mediat nga Saranda, Alibeaj tha se ai është drejtuesi i PD-së pas largimit të Bashës, duke theksuar se është përfaqësuesi i demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.


Ai u pyet nga gazetarët për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të katër deputetëve.

“Ju më pyesni se çfarë do të thotë kjo lëvizje? Unë mund të them se cili është pozicioni im. Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PD, i zgjedhur sipas të gjitha rregullave statutore të PD. Unë jam ushtrues i detyrës si drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Edhe e asaj që ka qenë historia 30-vjeçare e PD”, tha Alibeaj, raporton Telegrafi Shqipëri.

“Unë kam përgjegjësinë për t’i përfaqësuar për të çuar lart zërin, nevojën, dëshirën për të përballur sfidat e së ardhmes. E kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni që i bëjnë kolegëve të mi deputetë. Është hall i përbashkët i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsyet dhe hallet e tyre personale”, tha Alibeaj.

Alibeaj gjithashtu ka thënë se nuk do të njohë kandidatët e dalë nga procesi i primareve të bërë nga grupimi i Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Nuk mund të ketë një kandidat të PD-së që garon me siglën e Partisë së Lirisë, kjo është jashtë çdo kuptimi. Ka vetëm një gjë, sigla, emblema, ideali, ajo që quhet Partia Demokratike”, tha Alibeaj në një prononcim për mediat nga Saranda, ku kishte marrë pjesë në një takim me anëtarët e degës.

Alibeaj pranon se opozita duhet të bashkojë forcat për të mundur socialistët, por nuk e sheh me shumë optimizëm përfshirjen e Ilir Metës në koalicion.

“Armiku, kundërshtari këtu është Edi Rama, e për pasojë duhen bashkuar forca. Secila prej partive të tjera politike kanë të drejtën të pozicionohen siç duan. Unë them një gjë, forca kryesore, mbështetja kryesore, shpresa kryesore është Partia Demokratike e Shqipërisë. Asaj do të duhet t’i bashkohemi, ajo është rruga e vetme”, tha Alibeaj.

“Kemi pasur edhe qasje të bëra publike lidhur me krijimin e strukturave paralele nga një pjesë tjetër e demokratëve. Në prill, grupi parlamentar paraqiti platformë për të mos krijuar ndarje. Nuk u pranua. Dy muaj më parë, një platformë e nxjerrjes së kandidatëve të përbashkët fitues. Sepse përballja me regjimin kërkon mobilizim të çdo fluksi antiqeveritar”.

Në përgjigje të akuzave nga grupimi Berisha se ai bashkëpunon me shumicën, Alibeaj tha: “Unë bashkë me Edi Ramën? Pak më parë është bërë publike se kush ka qenë me Edi Ramën që në vitin 1991”.

Dy ditë më parë Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, katër deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu.

Në njoftimin e Alibeajt thuhej se këta deputetë nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori