LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet mes pozitës dhe opozitës bllokojnë rizgjedhjen e anëtarëve të antikorrupsionit

Përplasjet mes pozitës dhe opozitës bllokojnë rizgjedhjen e anëtarëve të antikorrupsionit

Pothuajse dy muaj vendi ynë është pa Komision për Antikorrupsion. Plotësimi i vendeve të zbrazura të këtij komisioni, pasi që pesë anëtarë dhanë dorëheqje, mbeti i bllokuar në Kuvend për shkak se nuk ka marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës. Burime partiake thonë se në krye të këtij komisioni do të ulet ekspert i emëruar nga ana e opozitës, për çka janë formuar edhe grupe pune, por pas një takimi, negociatat janë ndërpre për shkak të mos-pajtueshmërive.

Ish-anëtarja e Komisionit Antikorrupsion, Sllagjana Taseva, vlerëson se mos-funksionimi i këtij organi, i cili duhet të kontrollojë pronën e funksionareve, por edhe të vendos në situata kur ka konflikt interesi, është në dëm të shtetit.

Edhe ish-kryetari i komisionit Antikorrupsion, Voisllav Zafirovski, vlerëson se qëllimisht po zvarritet kompletimi i këtij organi. Ai dyshon se nuk ekziston vullnet i vërtetë politik për luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit.


Përderisa nuk po arrihet kompromis për çështjen se kush do të jetë kryetar i këtij Komisioni, kryeministri Zoran Zaev, pohon se më së miri është që një ekspert të ulet në krye të Komisionit Antikorrupsion.

“Dua të shoh ekspertë dhe profesionistë të cilët do të sjellin shpresë për qytetarët se Komisioni Antikorrupsion pas disa viteve me të gjithë kapacitetin e vet do ta kryejë punën sipas ligjit”, tha Zoran Zaev.

Por, me zgjidhje të tillë nuk pajtohet Taseva, sipas së cilës do të vazhdohet me praktikën e punës politike të këtij organi.

Pasi që DAP-i përgatiti raport revizor i cili tregoi se një pjesë e anëtarëve të këtij komisioni kanë bërë shpenzime të pabaza, pesë anëtarë dorëzuan dorëheqje. Hetim në lidhje me këtë hapi edhe Prokuroria Themelore. Në ndërkohë Komisioni po funksionon vetëm në mënyrë administrative./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Lajme
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Lajme
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Lajme
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Politikë
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Kronika e Zezë
Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori