LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet ndërmjet Gërvallës dhe Selakoviqit dhe deklarata e përfaqësuesit të SHBA-së, gjithçka nga mbledhja e KS të OKB-së

Përplasjet ndërmjet Gërvallës dhe Selakoviqit dhe deklarata e përfaqësuesit të SHBA-së, gjithçka nga mbledhja e KS të OKB-së

Të martën u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku u prezantua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje pati një përplasje ndërmjet kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla dhe përfaqësuesit të Serbisë, Nikolla Selakoviq.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit pati edhe një provokim nga përfaqësuesi i Rusisë, i cili theksoi se Kosova po kërcënon paqen në rajon.

Po në këtë mbledhje të KS-së të OKB-së, SHBA dhe Britania e Madhe kërkuan përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Selakoviq nuk ia përmend mbiemrin Gërvalla, reagon kryediplomatja kosovare: Ky mbiemër është vrimë e zezë për ndërgjegjen e Serbisë

Pas raportimit të shefes së UNMIK-ut dhe diskutimeve të kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësuesve të disa vendeve në KS të OKB, ka pasur një përplasje mes ministres së Jashtme Donika Gërvalla dhe kryediplomatit serb, Nikolla Selakoviq.

Përfaqësuesi i Serbisë në këtë takim, Nikola Selakoviq ka reaguar ndaj deklaratave të Gërvallës se Vuçiqi po përgatit agresion.

“Prishtina dhe Albin Kurti po konstruktojnë bazën e re për njësinë speciale. Cila është arsyeja e këtij veprimi. A nuk po përgatiten ata për një agresion ndaj serbëve që jetojnë në ato vende”, tha Selakoviq.

Ai ka përmendur edhe rastin e renovimit të shtëpisë së Xhafer Devës duke akuzuar këtë të fundit si drejtues i një divizioni nazist.

Ndaj deklaratës së Selakoviqit ka reaguar menjëherë ministrja Donika Gërvalla.

“Ma përmendni vetëm mbiemrin Schwarz që është i burrit tim. Unë e kam mbiemrin Gërvalla. Por, ka arsye shumë të mira që nuk mund ta përmend [Selakoviq] atë mbiemër. Ka qenë Beogradi që ka dëbuar babain tim nga Kosova. Ai ka qenë gazetar dhe shkrimtar, por është vrarë nga shërbimi i sigurimit të Serbisë. Për këtë arsye ju e keni problem ta përmendni atë mbiemër. Është vrimë e zezë për ndërgjegjen e Serbisë ky mbiemër”.

Ajo ka përgënjeshtruar Selakoviqin se në Kosovë janë penguar serbët të votojnë.

“E drejta e votës në Kosovë respektohet për secilin qytetarë. Lexoni raportin e fundit të Bashkimit Evropian”, ka vazhduar Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po ashtu akuzoi Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për të rritur tensionet në rajon, duke thënë se propaganda e Aleksandar Vuçiqit për luftë i ka rrënjët te regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Gërvalla, duke shpalosur të arriturat e Republikës së Kosovës, u ndal edhe tek afati për regjistrimin e veturave për të gjithë qytetarët serbë të cilët i kanë veturat me targa ilegale të Serbisë.

Ajo tha se retorika e Vuçiqit është kërcenim serioz për stabilitetin dhe paqen në rajon. Ndërsa kritikoi edhe UNMIK-un që nuk ka përfshirë në raport edhe kërcënimet ndaj serbëve lokalë që të mos i regjistrojnë automjetet me targat e Republikës së Kosovës.

“Në fund të këtij muaji po përfundon periudha për zëvendësimin e targave të paligjshme me ato të ligjshme. Tashmë 90% e pronarëve të makinave përkatëse kanë zëvendësuar targat e tyre të paligjshme me ato të ligjshme. Ka mbetur një pakicë prej rreth 10%, të cilët kanë ende dy javë kohe për t’i regjistruar. Është fare e thjeshtë, nëse posedoni makinë, duhet të keni sigurim dhe targë të ligjshme, në të kundërt, makina juaj nuk lejohet në rrugë publike apo private. Serbët ekstremistë po ndjekin brutalisht një ligj frikësues që ndjek bashkëqytetarët, madje duke djegur veturat e qytetarëve serb të Kosovës që tashmë kanë ndërruar targat, është gabim i madh për UNMIK-un që t’i shtyp këto fakte dhe kështu të mos ndihmojë qytetarët kundër ekstremistëve”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme e Kosovës u shpreh se fakti që Vuçiq refuzon të zbatojë marrëveshjet të cilat ika nënshkruar Serbia e detyroi Qeverinë e Kosovës të marrë vendime për reciprocitet. Sipas saj, reciprociteti nuk është agresion por praktika më e mirë ndërkombëtare e pranuar nga të gjithë për të tilla raste.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës duke iu referuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, tha se ish-ministri i kriminelit Sllobodan Millosheviq, po promovon ideologjinë raciste të botës serbe dhe paralajmëroi se Kombet e Bashkuara që të jenë të kujdesshëm pasi një luftë e re mund të nisë në Ballkan.

Në mbledhje ka provokuar edhe përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit, duke thënë se Kosova po kërcënon paqen në rajon

“Kosova vazhdon të kërcënoj paqen në rajon. Që nga viti 1999 ka pasur një spastrim etnik ndaj popullatës serbe. Kanë qenë rreth 40 mijë serbe në Prishtinë, ndërsa sot nuk janë më shumë se 100”, tha ai.

Por ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ia përmendi Serbisë çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë.

Hoxha ka përgëzuar progresin që Kosova ka shënuar në gjashtë muajt e fundit, ndërkaq ka kërkuar përfundimit e mandatit të UNMIK-ut.

“Nuk ka logjikë më ajo rezolutë. UNMIK-u nuk e ka misionin që e ka pasur në atë kohë, ftojmë OKB-në ta ndryshoj atë. Ka shumë gërshetime në mes të UNMIK-ut dhe OSBE-së”, tha ai.

Hoxha ka përmendur edhe sulmet që janë bërë në këtë vit ndaj Policisë së Kosovës, ndërkaq potencoi edhe çështjen e pasivizimit të adresave dhe problemet me regjistrimin e popullsisë në Luginë.

Përveç ambasadorit shqiptar në OKB, edhe SHBA dhe Britania e Madhe kërkuan përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Diplomati amerikan në OKB Robert Wood, tha se SHBA mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

Sipas tij duhet të ketë angazhim për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

“Dua të theksoj përkushtimin tonë për stabilitet në Ballkanin perëndimor. ShBA mbështet rrugëtimin e Kosovës. Dua të ketë angazhim në dialogun e udhëhequr nga BE të përqëndruar tek njohja reciproke mes dy vendeve”, tha ai.

Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që të reduktohet edhe më tej deri në mbyllje misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

Njëjtë ka kërkuar edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe. Ai ka kërkuar largimin e UNMIK-ut nga Kosova pasi sipas tij situata në terren ka ndryshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori