LAJMI I FUNDIT:

Përplasje verbale në mes Xhaferit dhe Janushevit, Xhaferi: Djalit tim shumica prej jush nuk mund t’i vini as te gishti i vogël

Përplasje verbale në mes Xhaferit dhe Janushevit, Xhaferi: Djalit tim shumica prej jush nuk mund t’i vini as te gishti i vogël

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me shumicë votash ka shkarkuar nga detyra zyrtarët e Alternativës, Bekim Sali, Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi.

Seanca ishte shoqëruar me tensione sidomos gjatë vazhdimit të saj deri në orën 1.30 pas mesnate. Kishte përplasje në mes deputetit të OBRM-PDUKM-së Igor Janushev dhe kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, për djalin e këtij të fundit.


“Dëgjo tani, djalit të Talat Xhaferit as ti dhe as shumica këtu s’mund t’i vini as te gishti i vogël. E dyta, djali i Talat Xhaferit nuk shëtitet nëpër gjykata. Shko dhe ulu. Djalin e Talat Xhaferit nuk mund ta shohësh të droguar”, i tha Talat Xhaferi deputetit Igor Janushev.

Ndërsa Janushev i cili i shkroi pranë Xhaferit, iu tha “se nuk është në shtëpi dhe kërkoi t’i jep repilikë”.

“Sje në shtëpi. Paraqitu dhe më jep replikë. Turp të të vijë”, tha Janushev.

Këtë përplasje verbale e ndërpreu koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski.

Ndryshe, debati për ministrat që duhet të zgjidhen do të vazhdojë në orët e mbrëmjes, pas seancës për pyetjet e deputetëve, e cila gjithashtu mbahet sot./Telegrafi/