Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta në Borizanë të Krujës.
Afër shtëpive të dy prej banorëve të Borizanës, Bilbil Maja dhe Jashar Maja, ka një gurore në emër të Përparim Rrajës, e cila është e licensuar.
Nga shpërthimet në gurore atyre u dëmtohen shtëpitë. Sipas informacioneve ata janë ankuar në polici, por nuk është bërë asnjë veprim.
Një ditë më parë, ata ishin në një lokal duke folur me një prej punonjësve të minave të kësaj guroreje për të kërkuar zbutje të agresivitetit, por kjo ka sjellë konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan me shkopinj dhe tyta pistolete.
Rezulton se Përparim Rraja është vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Jashar Maja pasi ka marrë ndihmë mjekësore, ai ka shkuar në shtëpi, ndërsa kushëriri i tij Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë. Deri më tani janë dy persona të shoqëruar në polici. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251