LAJMI I FUNDIT:

Përplasje prokurorishë në Maqedoni

Përplasje prokurorishë në Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e ka quajtur si precedent refuzimin e kërkesës së saj për t’u bërë kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit të parë në lëndën ”Fortesa”, përgjegjësit të drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurores, Lençe Ristoska, deri tani nuk ka ndodhur që gjykatësi të refuzojë një kërkesë të këtillë me procedurë paraprake. Ndërkaq, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, mbajti mbledhje për rastin në fjalë, ku është konstatuar se gjykatësi ka vepruar në mënyrë të drejtë në refuzimin e dhënies së urdhërit për kontrollë në shtëpinë e përgjegjësit Goran Grujovski, për shkak se PSP-ja ka kompetencë të kufizuar në të drejtën për të hetuar dhe ndjekur vepra penale që dalin nga përgjimet e paligjshme.


Gjithashtu, Këshilli hedh poshtë komentet e PSP-së, gjoja se refuzimi i kërkesës së tyre është një precedent në praktikën gjyqësore./Telegrafi/