LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes Dardan Molliqajt e Imer Mushkolajt në “Debat Plus”

Përplasje mes Dardan Molliqajt e Imer Mushkolajt në “Debat Plus”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj është përplasur me analistin Imer Mushkolaj gjatë debatit të sotëm në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit.

Mushkolaj iu drejtua fillimisht Molliqajt duke thënë se u bë me Ramush Haradinajn edhe pasi e kishin kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

Derisa Mushkolaj tha se problemi është kur flet për parime, atëherë Molliqaj i përmendi se ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku i tha se ka gabuar dhe se i ka ndërruar qëndrimet.

“E rëndësishme për ty u kanë që edhe ne ish-Jugosllavi, ka qenë e rëndësishme për mos me u prish ish-Jugosllavia? A je kanë në LDK, pse je kanë në LDK?”, tha Molliqaj.

Ndërsa Mushkolaj i tha se në kohën kur ka qenë në LDK, ka qenë i mitur, ndërsa iu drejtua Molliqajt duke i thënë se “e ke kall Parlamentin”.

“Unë në LDK, kam qenë në shkollë të mesme, në formum rinor. Ti i ki ma shumë se 30 vjet. Unë atëherë i kam pas ma pak se 18 vjet, mu me falet edhe nëse kam gabu se jam kanë fmi, ty nuk të falet Dardan, se e ke kall parlamentin me gaz lotsjellës, e në anën tjetër je bo me Ramush Haradinajn, që e kundërshton demarkacionin. Nuk mundesh me dal tash edhe me fitu vota në krah të Vetëvedosjes. Merru me Avdullah Hotin, merru me Qeverinë tash, Albini ka shkuar. Nuk je korrekt, se po ma përmend LDK-në, që unë jam krenar për kontributin që e kam dhanë. Jam kanë 10 vjeç”, tha Mushkolaj.

Molliqaj në anën tjetër i tha se ka tentuar të hyjë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe se nuk ka hy në AAK, për shkak të problemeve gjatë luftës.

“Jemi miq e të kam kursyer se jemi miq pas emisionit. Mos hyn në tema të ish-Jugosllavisë, sepse krejt më duhet me t’i thanë një nga një. Ti ke negociuar edhe në AAK me hy. Po rren Imer se familja jote për shkak të problemeve tua të kaluara me luftën, ke thanë nuk po mundem me shkuar në AAK për shkak të atyre problemeve të luftës”, tha Molliqaj.

Mushkolaj këtë e mohoi, duke  thënë se Dardan Molliqaj publikisht është duke gënjyer.

“Nuk kam dasht me hy në AAK, Dardan kjo është rren e jotja edhe më vjen shumë keq. Kam fol me PDK-në, kam fol me PSD-në, me AAK-në, me LVV”, tha Mushkolaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori