LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër mes De Bruynes dhe Guardiolas – trajneri shkoi dhe u ulë me belgun në bankinë

Përplasje e ashpër mes De Bruynes dhe Guardiolas – trajneri shkoi dhe u ulë me belgun në bankinë

Një Kevin de Bruyne qartazi i pakënaqur pati fjalë me trajnerin Pep Guardiola pasi u zëvendësua kundër Liverpoolit.

Ylli i Manchester Cityt bëri një asistim në pjesën e parë të ndeshjes me një pasim të shpejtë nga këndi për golin e realizuar nga John Stones në një goditje nga këndi.

Megjithatë, pasi Ederson dha një penallti për faullimin e Darwin Nunezit në fillim të pjesës së dytë, e cila u shndërrua në gol nga Alexis Mac Allister, ndikimi i belgut në lojë u zbeh.


Notat e lojtarëve: Liverpool 1-1 Man City, zhgënjen Ederson
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Liverpool 1-1 Man City, zhgënjen Ederson

Guardiola përfundimisht vendosi se kishte parë mjaftueshëm në minutën e 69-të dhe e zëvendësoi atë dhe Julian Alvarez me Mateo Kovacic dhe Jeremy Doku.

Ky nuk ishte një vendim me të cilin ishte dakord De Bruyne dhe ai i bëri të qarta ndjenjat e tij ndërsa debatonte me shefin e tij në vijën afër fushës.

Ylli i Man Cityt më pas vazhdoi të ketë një shkëmbim të nxehtë me anëtarët e stafit stërvitor.

Ashpërsohet edhe më shumë gara për titull në Angli: Nuk ka fitues në Anfield, Luiz Diaz shpërdoroi shumë raste
Lexo po ashtu Ashpërsohet edhe më shumë gara për titull në Angli: Nuk ka fitues në Anfield, Luiz Diaz shpërdoroi shumë raste

Përfundimisht ai u shfaq i qetësuar kur u ul në mesin e lojtarëve të tjerë të Cityt.

Kjo ndodhi derisa Guardiola shkoi në stol disa minuta më vonë për të qartësuar situatën me lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori