LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet në Kuvend: PDK akuzon bartësit e politikës së jashtme për gafa e skandale, LDK për “flirtim” me vendet e lindjes, AAK për prishje me Amerikën – Kurti numëron suksese

Përplasjet në Kuvend: PDK akuzon bartësit e politikës së jashtme për gafa e skandale, LDK për “flirtim” me vendet e lindjes, AAK për prishje me Amerikën – Kurti numëron suksese
Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar ashpër në lidhje me politikën e jashtme. Opozita ka hedhur akuza për ngecje në njohje e dështime tjera, derisa Kurti ka folur për rikëndellje të diplomacisë.

Debati që ishte iniciuar me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte qenë i paraparë të mbahej javën e kaluar, por nuk u mbajt për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Deputetët e opozitës kanë adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti për politikën e jashtme, duke filluar me ngecjen në procesin e njohjeve të reja, mungesën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare deri tek liberalizimi i vizave.

Mirëpo, ndryshe janë shprehur nga shumica parlamentare, sipas të cilëve Qeveria Kurti është duke rindërtuar politikën e jashtme që thonë se është dëmtuar nga ish-qeveritë e kaluara.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka hedhur akuza të shumta në drejtim të bartësve të politikës së jashtme.

Ai ka kritikuar ministren e jashtme për gafat e saj që thotë se i ka përdorur Serbia kundër Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi për demantimin që i ka bërë Këshilli i Evropës, derisa Presidenten për rolin e bashkëshortit të saj në diplomaci.

“Ne debatin e sotëm nuk e kemi ftuar vetëm për shkak të skandaleve të ministres së Jashtme, por edhe për shkak të asaj që lirisht mund ta quajmë, pezullim të plot të politikës së jashtme të shtetit tonë. Sepse kjo e dyta është problem shumë më serioz, se sa performanca e dobët e një ministreje. Shqetësimi ynë primar nuk lidhet me mikro-menaxhimin skandaloz të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por me statusin e politikës së jashtme si fushë- veprimtari kapitale e një shteti”, ka thënë Krasniqi.

Kurti: Dialogun e kemi kthyer nga takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës, në proces transparent
Lexo po ashtu Kurti: Dialogun e kemi kthyer nga takimet e fshehta për ndarjen e Kosovës, në proces transparent

Si shumica e deputetëve opozitarë, edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur shqetësimin për siç tha ai “lëndimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Gjatë këtij viti kemi parë shumë vizita të krerëve të shtetit në lindje, shumë më tepër vizita në lindje se në perëndim. Më shumë vizita në seminare ideologjike politike në Ballkan se sa në vendet perëndimore. Dhe kjo mund të duket se është krejt e rastësishme, por besoni që tregon për fokusin e politikës së jashtme të Kosovës. Që Kosova tenton të integrohet në perëndim e jo në lindje”, ka thënë Hoti.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij ka thënë se Qeveria Kurti po bën çmos të mos implementojë projektet e ShBA-së.

“Ky kurs i politikës së jashtme është mjaft i qartë. Dy faktor nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend janë UÇK dhe Amerika, ndikim po, se jemi të këtij vendi, por dy faktor nuk janë pushtet ekzekutiv. Po bëhet çmos në mënyrë konsistente mos me lejua që aspekte implementuese me ndodh ato projekte që i propozon dhe synon Amerika, vonohen deri edhe te marrëveshjet bilaterale me qëllim”, tha ai.

Nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti, tha se politika e jashtme ka shënuar përparim në krahasim me gjendjen në të cilën e kishte gjetur në fillim të mandatit.

Duke lavdëruar punën e qeverisë së tij, Kurti shtoi se kanë nënshkruar 85 marrëveshje ndërkombëtare dhe teknike si dhe kanë nisur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtete të reja.

“Kemi thelluar raportet me partnerët tanë, Kosova ishte pjesëmarrëse dhe nikoqire e ushtrimeve ushtarake të NATO-s “Defender Europe 21”, i dolëm në ndihmë partnerit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke strehuar një mijë e 449 refugjatë afganë dhe kemi hapur dyert për 5 mijë refugjatë e 20 gazetarë ukrainas”, tha ai.

Në këtë debat nuk kanë munguar as replikat e kundër replikat e deputetëve me ministren e Jashtme, e për të cilën opozita pati shumë kritika kundrejt kryediplomates./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori