LAJMI I FUNDIT:

Përplasen Milaim Zeka e Fisnik Ismaili: Njëri: “Ti je lopë”, tjetri: “Nuk i fëlliqi duart me një m** si ti”

Përplasen Milaim Zeka e Fisnik Ismaili: Njëri: “Ti je lopë”, tjetri: “Nuk i fëlliqi duart me një m** si ti”

Deputetët Milaim Zeka dhe Fisnik Ismaili, kanë pasur një përplasje verbale sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili përmes një statusi në Facebook.


“S’po di a e kam fatin e mirë, apo të keq, me qenë në Komisionin për Administratë Publike e Media në Kuvend me Milaim Zekën. Kulmi ishte sot, kur Milaimi nisi me u ankua duke thanë që po i shkelet e drejta e imunitetit, sepse e kanë arrestua edhe po e mbajnë të izoluar pa asnjë provë. Por, kur nisi me fol edhe për deputetë të tjerë që mbahen në arrest pa prova, duke e barazua veten me ta, mu deshtë me reagua.

Ia thashë troç: Le të jetë hera e fundit që ky krahasohet me deputetët që janë arrestuar për çështje madhore e procese të montuara të cilët ky vetë i ka quajte terroristë në foltore e në televizion, e nuk kanë mashtrua njerëz si ky, edhe tash veç pse është rrasë vetë ne burg, me e shfajësua veten, duke u thirr në pafajësinë e Frashërit.

Më tha rrugaç, mu kërcënua me “Ki me e pa ti” edhe mbas shumë fjalëve banale para deputetëve të tjerë edhe zyrtarëve të Kuvendit, më quajti edhe lopë.
Ia përkujtova që herën e fundit që i ka thanë dikujt lopë, është shkaktua një incident i rëndë, për të cilin ai është përgjegjësi kryesor, e tipi u ngrit në këmbë duke më thanë “Pse, a po do me ma mshu edhe ti?”

Unë mundem me qenë vulgar, por duhet me ia përkujtua Milaimit edhe një herë që jam shumë ma i sofistikuem se ai, edhe se në këso provokimesh për konflikte fizike veç mundet me harrue që dikush prej neve bjen ma”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë:

S’po di a e kam fatin e mirë, apo të keq, me qenë në Komisionin për Administratë Publike e Media në Kuvend me Milaim Zekën.
Është fat i keq që e kam në Komision, sepse duhna, bashkë me plot aty, me u kërrnezë prej trishtimi sa herë që ai e merr fjalën në mbledhje, edhe e tregon injorancën e mosdijen e tij jo veç për çashtje ligjore, por edhe për media, që ky pretendon se është vetë gazetar.
Është fat i mirë që e kam në Komision, sepse, për dallim prej tjerëve, unë s’kam me e lanë me na mashtrue me hipokrizinë e tij, edhe sa herë që flet palidhje, kam me ia thanë.
Mbasi u shqyrtuen ligjet për Prishtinën edhe RTK-në, Milaimi e mori fjalën me u viktimizue për cenimin e të drejtës së tij të deputetit për imunitet, e cila është hjekë në kohën kur Fatmir Limajn e arrestuen, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se imuniteti hiqet për ata deputetë që dyshohen se kanë krye vepër penale jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Tash, për çdo arrestim që i është ba deputetëve që kanë gjuejtë ose bartë gaz lotsjellës brenda Kuvendit, është shkelë Kushtetuta edhe nuk është respektue imuniteti i tyne, edhe prapëseprapë, plot prej neve kemi përfundue në burg e arreste shtëpie. Po, hajt, se e perbimë edhe këtë.
Kulmi ishte sot, kur Milaimi nisi me u ankue duke thanë që po i shkelet e drejta e imunitetit, sepse e kanë arrestue edhe po e mbajnë të izoluem pa asnji provë. Por, kur nisi me folë edhe për deputetë të tjerë që mbahen në arrest pa prova, duke e barazue veten me ta, mu desht me reague.
Ia thashë troç: Le të jetë hera e fundit që ky krahasohet me deputetët që janë arrestue për çashtje madhore e procese të montueme, të cilët ky vetë i ka quejtë terrorista në foltore e në televizion, e nuk kanë mashtrue njerëz si ky, edhe tash veç pse është rrasë vetë ne burg, me e shfajësue veten, duke u thirrë në pafajësinë e Frashërit.
Më tha rrugaç, mu kërrcënue me “Ki me e pa ti” edhe mbas shumë fjalëve banale para deputetëve të tjerë edhe zyrtarëve të Kuvendit, më quejti edhe lopë.
Ia përkujtova që herën e fundit që i ka thanë dikujt lopë, është shkaktue një incident i randë, për të cilin ai është përgjegjësi kryesor, e tipi u çue n’kambë tuj më thanë “Pse, a po do me ma mshue edhe ti?”
Unë muj me qenë vulgar, por duhna me ia përkujtue Milaimit edhe një herë që jam shumë ma i sofistikuem se ai, edhe se në këso provokimesh për konflikte fizike veç mundet me harrue që dikush prej neve bjen ma.
Por, për me iu tregue krejt deputetëve që ishin sot pjesëmarrës në mbledhje, se këto provokime nuk iu dhezin ma, u dasht me e cekë qartë se unë nuk i fëlliqi duert për me e prekë një mut si Milaim Zeka.
I kërkoj falje deputetëve për shprehjen time të fundit, edhe gjuhën që nuk e praktikoj brenda Kuvendit, e posaçërisht ndaj kolegëve të mi, por mbas ofendimeve e kërrcënimeve që mu drejtuen nga ky njeri, kjo ishte përgjigjja më e butë që mujta me ia dhanë dikujt që vazhdimisht po kërkon konflikt, për me u viktimizue pastaj.
Prandej, Milaim, ti shaj e hiç mos u tut, por harroje që e hajmë na, e me prekë n’mut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori