Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka angazhuar 400 persona staf teknik për të shmangur të gjitha problemet, të cilat u shfaqën gjatë votimit biometrik në raundin e parë zgjedhor më 17 tetor, përkatësisht për të evituar problemet të cilat kanë të bëjnë me pajisjet që u aplikuan për herë të parë e kanë të bëjnë me leximin e gjurmëve të gishtërinjve të votuesve.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se edhe rezultati nga procesi i votimit nga 44 komunat që kanë shkuar në balotazh nga gjithsej 80 komuna, do të dihet shumë shpejt siç u kumtuan rezultatet e zgjedhjeve gjatë raundit të parë.
Procesi i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut gjatë raundit të parë më 17 tetor u përcoll me shumë probleme teknike rreth votimit biometrik, duke shkaktuar radhë të gjata para qendrave të votimit. Për shkak të ndërprerjes së votimit në disa qendra si rrjedhojë e problemeve me aparatet për regjistrimin e gishtërinjve të njohur si fingerprint, u vazhdua dhe koha e votimit nga 30 minuta deri në tre orë.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, për Radion Evropa e Lirë është shprehur i bindur se në raundin e dytë në të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë shkuar në balotazh, dinamika e votimit do të zhvillohet shpejt, pa ngecje dhe pa probleme pasi në të gjitha qendrat e votimit është caktuar një person me njohuri të Inxhinierisë Teknologjike me instruksione të qarta për të shmangur problemet teknike gjatë votimit biometrik.
“Rreth 90 për qind e problemeve me votimin biometrik kishin të bënin me mungesën e njohurive të anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore për të përdorur aparatet për verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, para se qytetarët të marrin fletën e votimit. Prandaj në çdo qendër votimi tani kemi ekspert të Teknologjisë Informative për t’i evituar këto probleme”, ka thënë Dashtevski.
Besa Kadriu nga Fakulteti i Administratës Publike në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe ngecjet, përkatësisht problemet më të vogla, hedhin hije në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, andaj duhet eliminuar çdo problem sado i vogël për të mos u dhënë alibi strukturave të caktuara që të mbulojnë dështimin përmes problemeve teknike që ndërlidhen me votimin biometrik.
“Nuk mund të shlyhen të gjitha ato probleme më herët, pasi jetojmë në një shoqëri ku kemi parë se kanë ndodhur probleme të mëdha, të cilat kanë ndodhur gjatë proceseve zgjedhore për të manipuluar rezultatet. Unë dyshoj se në një etapë kaq të shkurtër gjithçka është zgjidhur për sa i përket pajisjeve për leximin e gjurmëve të gishtave, por shpresoj kjo të jetë një nismë e mbarë”, thotë Kadriu.
Nga ana tjetër, Vladimir Bozhinovski, nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup, thotë se dalja më e ulët në raundin e parë të zgjedhjeve lokale krahasuar me zgjedhjet, të cilat u mbajtën para pesë vjetësh ka të bëjë dhe me problemet teknike që shkaktuan radhë para qendrave të votimit dhe një pjesë e tyre shkuan në shtëpi pa arritur të votojnë.
Bozhinovski thotë për radion Evropa e Lirë se funksionimi i rregullt pa probleme për regjistrimin e gjurmëve të gishtërinjve, mund të ndikojë dhe në rritjen e përqindjes së qytetarëve që të dalin për të votuar.
“Kishim shumë njerëz, të cilët ishin të detyruar të presin në radhë për të votuar, një pjesë e të cilëve u deinkurajuan për të pritur dhe shkuan në shtëpi pa hedhur votën në kuti. Nëse nuk ka probleme me votimin biometrik, mund të kemi mbase numër të konsiderueshëm që do të dalë të votojë”, thekson Bozhinovski.
Edhe në raportin e OSBE ODIHR-it ishte apostrofuar si problematike mungesa e hapësirës kohore për të testuar cilësinë e aparateve për regjistrimin e shenjave të gishtërinjve, si dhe trajnimin e stafit të përfshirë si komisioner në qendrat e votimit.
Probleme u paraqitën dhe në mbledhjen e rezultatit zgjedhor, përkatësisht sublimimim (mbledhjen) e rezultateve të atyre që kanë votuar me fingerprint dhe atyre që kanë votuar vetëm me kartë identiteti, duke vendos shenjat e gishtërinjve në një listë të veçantë.
Problemet e kësaj natyre kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve thotë se janë tejkaluar dhe se rezultatet nga balotazhi i së dielës, do të bëhen publike në një afat rekord./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit