LAJMI I FUNDIT:

Përmes syrit të autopilotit të makinës Tesla (Video)

Përmes syrit të autopilotit të makinës Tesla (Video)

Kompania Tesla e ka lansuar një video, ku tregon se çfarë sheh syri i autopilotit të makinës Model S, teksa është në lëvizjen autonome.

Në filmimin e postuar më poshtë, mund të shihni se si detektohen objektet e ndryshme, makinat dhe kalimtarët, të cilat shënohen me katrorë, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën kohë, detektori përcjell shenjat e rrugës, si dhe i shënon me ngjyrë vijat e rrugës, qofshin të plota epo të ndërprera.

Derisa në njërën pjesë të kuadrit shihet vetura që lëvizë, e shoferi vetëm qëndron për çështje sigurie, anash ndodhen tri ekrane që tregojnë për aktivitetin e procesit të vetë-vozitjes.

Sidoqoftë, deri më tani kanë ndodhur disa ndeshje me fatalitet, pikërisht kur këto makina po lëviznin me autopilot.

Megjithatë, Tesla insiston se është duke punuar në këtë drejtim, për përsosjen dhe rritjen e sigurisë së këtij opsioni. /Telegrafi/