LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në një tren në Angli, e gjitha shkaku i një gjevreku (Video)

Përleshje në një tren në Angli, e gjitha shkaku i një gjevreku (Video)

Policia ia mësynë një treni Potters Bar, Hertfordshire, Angli, pasi aty ishte kishte ndodhur një përleshje masive, me sa duket e shkaktuar nga një gjevrek.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment, të ndodhur gjatë orëve të hershme të së dielës, kur disa femra i vendosin një burri një gjevrek mbi kokë.


Më pas, siç bëhet e ditur, kjo ka qenë arsyeja fillestare e fillimit të përleshjes brenda trenit, përleshje e cila më pas edhe ishte “zgjeruar”.

Policia u thirr në fund dhe pasagjerët u morën në pyetje, si dhe treni ishte ndaluar për rreth 20 minuta. /Telegrafi/