LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes dy grupeve në Prishtinë, lëndohen tre persona

Përleshje mes dy grupeve në Prishtinë, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes mes dy grupeve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:01, në Prishtinë.


Tutje në raport bëhet e ditur se po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.

“Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor. /Telegrafi/