LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes disa personave në Viti – katër prej tyre lëndohen me mjete të forta

Përleshje mes disa personave në Viti – katër prej tyre lëndohen me mjete të forta

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur këtë të premte në Viti, ku me mjete të forta janë lënduar katër prej tyre.

Tre nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa i katërti është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana”, ka thënë ai.

“Në këtë rast katër persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”.

Tutje, Hashani ka bërë të ditur se njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim.

“Për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, hetimet Rajonale në Gjilan”, ka përfunduar ai.

Për rastin është deklaruar edhe doktori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Përparim Pajaziti.

Ai ka thënë se personat dyshohen se janë lënduar me thikë.

“Katër persona kanë ardhur me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta, sipas të gjitha gjasave me thikë. Ne u kemi dhënë ndihmën e parë dhe ata janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”, ka shkruar Pajaziti në llogarinë e tij në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori