LAJMI I FUNDIT:

Përleshje masive në tunelin e Old Trafford: Lojtarët dhe stafi i Unitedit dhe Cityt qërojnë hesapet duke hedhur shishe uji dhe qumështi, pati edhe të lënduar (Foto)

Përleshje masive në tunelin e Old Trafford: Lojtarët dhe stafi i Unitedit dhe Cityt qërojnë hesapet duke hedhur shishe uji dhe qumështi, pati edhe të lënduar (Foto)

Situatë e pazakonshme, tollovi e madhe e krijuar dhe konfrontim mes lojtarëve dhe stafit ka ndodhur në objektet e stadiumit Old Trafford pas fitores së Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit në derbin e zjarrtë lokal.

Shtrëngimi i duarve mes dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, në përfundim të derbit të Mançesterit, situate nuk ka qenë aspak e qetë në dhomat e zhveshjes dhe tunelin e stadiumit.


Mançesteri i takon Cityt, filozofia e Guardiolas triumfon ndaj asaj të Mourinhos në Old Trafford (Foto/Video)
Lexo po ashtu Mançesteri i takon Cityt, filozofia e Guardiolas triumfon ndaj asaj të Mourinhos në Old Trafford (Foto/Video)

Mediet angleze, Daily Mail dhe The Telegraph raportojnë se rreth 20 futbollistë dhe staf i të dyja skuadrave janë përfshirë në një sherr masiv, duke goditur njëri-tjetrin me shishe uji, qumësht dhe shkelma.

Festa e lojtarëve të Cityt në teshatore pas fitores ndaj rivalit të urryer

Këto mediume theksojnë se shkak i rritjes dhe degjenerimit të tensionit, ka qenë festa e tepruar e futbollistëve të Cityt, veçanërisht e portierit Ederson, për fitoren në shtëpinë e Manchester Unitedit.

Festa e Edersonit e irritoi Mourinhon!

Pas festës së lojtarëve të Cityt ishte Mourinho ai i cili u irritua dhe reagoi duke iu thënë ta ndalin festën se po bënin zhurmë.

Mourinho nuk mund ta pranonte assesi humbjen..!!

Aty erdhi edhe konfrontimi mes tij dhe lojtarëve të Cityt, duke bërë që të krijohet një tollovi e madhe ku pati edhe të lënduar.

Otemendi gjithashtu festoi si i ‘çmendur’

Sipas mediumeve angleze, nga incidentet, raportohet se ka mbetur i dëmtuar edhe ndihmësi i Guardiolas, Mikel Arteta, që ka marrë goditje nga disa shishe uji, ku thuhet se u godit nga Romelu Lukaku.

Walker i lumtur, por pak më i qetë se të tjerët!

Për të qetësuar situatën dhe për të kthyer normalitet në tunelin e stadiumit dhe teshatoret e skuadrave reagoi sigurimi i Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori