LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Fadil Ferati në tetë vjetorin e vdekjes

Përkujtohet Fadil Ferati në tetë vjetorin e vdekjes

Fadil Ferati ishte një personalitet rëndësishëm jo vetëm i Istogut, por edhe i LDK-së. Kështu u tha me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, ku janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, tha se krenohen gjithmonë me veprën e tij, pasi edhe e quajnë kryetar i përjetshëm i Istogut dhe i tillë do jetë çdo herë, pasi ka dhënë një shembull të mirë se si duhet të qeveriset një komunë.


“Për ne është një trasim rruge të cilën ne po mundohemi ta qojmë deri në fund kjo është një vlerë dhe një trashëgimi të cilën ne po e ndjekim”, tha Rugova.

Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se bashkë me strukturat e partisë dhe përfaqësuesit komunal kanë ardhur që sot ta nderojnë jetën dhe veprën e Fadil Feratit, i cili nuk ishte vetëm kontribuues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe i të gjitha rrjedhave dhe zhvillimeve në Kosovë.