LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen të rënët e Betejës së Çabratit në Gjakovë

Përkujtohen të rënët e Betejës së Çabratit në Gjakovë

Me rastin e 7 Majit, shënimit të Betejës së Çabratit dhe përkujtimit të martirëve të vrarë në këtë datë, sot drejtues të Komunës së Gjakovës dhe ish-bashkëluftëtarë të martirëve të luftës së UÇK-së, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve të Brigadës “137 Gjakova”, për të vazhdar me homazhet në Kodrën e Çabratit. Po ashtu, u organizua një akademi përkujtimore në nderim të të rënëve.

Me këtë rast, në akademinë përkujtimore, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo datë është një konfirmim i asaj se si u lufta në Gjakovë.


Kusari tha se për t’u çliruar nga okupatori serb, u luftua në çdo cep të Gjakovës.

“7maji është një konfirmim i asaj se si u luftua në Komunën e Gjakovës, se liria i kushtoi shumë shtrenjtë Gjakovës dhe në çdo cep të saj, si në fshat si në qytet, si në çdo skutë është luftu. Sot, 17 vjet pas kësaj dite të lavdishme ne përkulemi dhe i nderojmë me respektin maksimal ata që nuk janë më, ata që lanë gjymtyrët dhe sot janë invalidë të luftës”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti në Kuvendin e Kosovës dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Lahi Brahimaj tha se kishte fatin të njoh pjesën dërrmuese të të rënëve që sot u përkujtuan në Gjakovë.

Brahimaj tha se djemtë e Gjakovës, të rënë në luftën e fundit e kanë vendin në rendin flijimeve të lavdishme që bënë familja Jashari dhe Haradinaj.

E komandanti i Brigadës “137 Gjakova, Agron Kryeziu tha se grupi i luftëtarëve nga Gjakova ishte pozicionuar në katër lokacione të qytetit.

Në fjalën e tij, Kryeziu tha se me fillimin e bombardimeve të NATO-s situata ishte përkeqësuar në Gjakovë. Sipas tij, ishte vendosmëria e kësaj brigade ajo që bëri që forcat serbe të zmbrapsen nga ofensiva, përkundër armatimit të dobët që posedonin djemtë e Gjakovës.

Familjarët e dëshmorëve falënderuan të pranishmit. Një familjare e një dëshmorit të kësaj brigade, tha se krenaria për dëshmorët nuk lejon që t’i tradhtojë loti.

Ajo tha se mburret me veprat e tyre.

Prezent në akademi ishte edhe Alea e vogël, vajza e komandantit të Brigadës ‘137 Gjakova’, Avdullah Babalia që lindi pasi ndërroi jetë i ati.

Në ato ditë, nga radhët e Brigadës “137 Gjakova”, ranë dëshmorë Ahmet Gjikolli, Agim Haxhiavdyli, Ali Hoxha, Arben Saraqini, Bahri M.Kryeziu, Bujar Roka, Dashmir Krasniqi, Emin Dervishdana, Genc Kepuska, Hazyr Këpuska, Islam Koci, Ilir Berisha, Kushtrim Hoxha, Megzun Boshnjaku, Mentor Shtaloja, Sefedin Xerxa, Tom Gjoka, Taulant Nura , Visar Juniku, Ylber Hoxha, Yllka Domi dhe Hamzë Zymberaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori