LAJMI I FUNDIT:

Përkthyesi tregon përvojat e tij, duke përfshirë dy lufta në Ballkan dhe aventura tjera jetësore

Përkthyesi tregon përvojat e tij, duke përfshirë dy lufta në Ballkan dhe aventura tjera jetësore

Lekë Dalipi është përkthyes me profesion e në ndërkohë merret me çiklizëm, ngjitje dhe shumë sporte tjera, për të cilat kemi folur me të për të ndarë përvojat e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përkthimin ai thotë se e ka nisur që në shkollën e mesme, punë të cilën ai e bën edhe tani. “Përkthimi ka qenë shoqërues i jetës time, duke filluar nga gjimnazi e deri më sot” ka thënë Dalipi.


Ai thotë se e ka përmbushur nevojën që në shkolla të kenë libra, duke kontribuar në përkthimin e librave shkollorë, me makinën e tij elektrike për shkrim.

Ai ka treguar në intervistë edhe një doracak me titullin “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”, e botuar në vitin 1967. Ai edhe tani konsultohet me këtë libër për punën e tij.

“Shqiptarët gjithmonë kanë pasur libra të mira dhe nuk mund të kuptoj se si merremi ne tani me gabime dhe probleme qesharake” thotë ai, duke aluduar në librat shqip me gabime nëpër shkollat e Maqedonisë.

Ai gjithashtu thotë se ka përvojë edhe me organizata ndërkombëtare ku edhe ka qenë si pjesmarrës nëpër ngjarje nga viti 1992. Ai ka qenë i kyqur aktualisht edhe në luftën e Kosovës dhe Maqedonisë, si përkthyes i kontingjenteve ndërkombëtare nëpër zona lufte.

“Unë kur flas për luftën e Kosovës dhe Maqedonisë, më duken se kanë ndodhur dje” thotë ai.

Ai thotë se ka shumë fotografi nga dy luftërat dhe për këtë thotë se është koleksionuesi më i madh në Ballkan. “Në atë kohë të gjithë mediat i kanë përdorur fotografitë e mia që tani mendoj që të bëj ndonjë ekspozitë apo ndonjë album” ka thënë Dalipi.

Çiklizmin e kam nisur nga viti 2003 si pasojë e një dëmtimi. Mund të them se tani jemi shumë mirë si shqiptarë me këtë sport dhe jemi më para se pala tjetër, ka shtuar ai.

“Kisha bë një apel deri tek kolegët e përkthimit që të kenë shumë kujdes për problemet me përkthimin e materialeve apo tekstet shkollore. Ata mund të pengojnë gabimet nëpër libra para botimit” thotë Dalipi, në lidhje me gabimet nëpër libra shkollorë. /Telegrafi/

Për më shumë shiheni videon e plotë

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori