LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet situata me pandeminë në Francë – Parisi dhe shumë qytete të tjera nesër do të mbyllen

Përkeqësohet situata me pandeminë në Francë – Parisi dhe shumë qytete të tjera nesër do të mbyllen

Paris, Nice dhe shumë zona të tjera franceze do të lëvizin në një bllokim të plotë për një muaj mes rritjes së infeksioneve COVID-19 dhe mbushjes së kapaciteteve spitalore, tha Jean Castex.

Kryeministri francez tha se situata ishte përkeqësuar ndjeshëm në vend, me variantin britanik të virusit që përfaqëson tani gati 75 për qind të rasteve, raporton euronews.


Gjashtëmbëdhjetë zona në vend të njohura si departamente do të kalojnë në bllokim nga e premtja mes një vale të tretë të infeksioneve. Shumica e rajoneve janë të vendosura në rajonin e Parisit dhe në veri të vendit, transmeton Telegrafi.

Shkollat do të mbeten të hapura, por dyqanet jo thelbësore do të duhet të mbyllen. Libraritë do të lejohen të qëndrojnë të hapur në rajone që janë nën bllokim.

Ai tha se përshpejtimi i virusit dukej si një “valë e tretë” ndërsa vendi po i afrohet nurmit prej 100 mijë të vdekurve për shkak të COVID-19.

Në të gjithë vendin, përqindja e njerëzve në kujdes intensiv krahasuar me numrin e shtretërve fillimisht të vendosur është rreth 83 për qind.

Deri më tani, 5.5 milionë njerëz në vend kanë marrë dozën e parë të vaksinës, që përfaqëson rreth 8.3 për qind të popullsisë së përgjithshme. /Telegrafi/