LAJMI I FUNDIT:

Vendosen shtatoret e tre drejtuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi

Vendosen shtatoret e tre drejtuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi

Shtatoret e tre drejtuesve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës.

Kështu u tha me rastin e përurimit të shtatoreve të liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi sot në hapësirën e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë drejtues të lartë të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se jemi mbledhur sot këtu t’i përkujtojmë veprimtarët, jo vetëm për t’i përkujtuar, por edhe për të marrë nisma të reja për bashkimin tonë.

“Këtë vit kemi shumë përvjetor. Shënojmë Vitin e Skënderbeut, 550-vjetorin e vdekjes së tij, 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por po ashtu shënojmë edhe 50-vjetorin e demonstratave të vitit 1968, dhe ato filluan në Prizren këtu me 6 tetor, ku për herë të parë, pas Luftës së Dytë Botërore u valëvit flamuri jonë kombëtar dhe u kërkua e drejta e vetëvendosjes në ish-Jugosllavi. Pastaj këto demonstrata u përhapen në të gjitha trojet shqiptare. Po ashtu, kemi edhe përvjetorin e 21-të të daljes së UÇK-së dhe 20-vjetorin e epopesë së lavdishme të familjes Jashari. Sot edhe pas 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ajo vazhdon të jetë kryefjala e ekzistencës sonë, sepse kjo ngjarje mbetet detyra jonë e madhe që vendosmërisht dhe domosdoshmërisht të përditësojmë agjendën shqiptare”, tha Haskuka.

Haradinaj: Nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet
Lexo po ashtu Haradinaj: Nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje për bashkim dhe forcim të popullit shqiptar për perspektivën evropiane.

“Jemi mbledhur në një ditë nëntori, në një atmosferë të jashtëzakonshme të festave tona, të cilat lidhen, jo vetëm me këtë vit mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por njëkohësisht edhe me 110-vjetorin e Alfabetit të njësuar të Gjuhës Shqipe, dhe njëkohësisht edhe me festën tonë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, atë të 28 nëntorit”, u shpreh Meta.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sot është një ditë e veçantë, pasi po përjetësohen tre baballarët e kombit shqiptar.

“Sot është një ditë e veçantë, sepse po përjetësojmë tre baballarët e kombit tonë, të cilët përcjellin idenë e lirisë, idenë e shtetit kombëtar të shqiptarëve. Pa ta sot, nuk do të ishte e mundur ta kemi këtë hijeshi të këtij takimi, po të mos ishte pothuajse 90 vite më vonë një histori shumë e veçantë, e cila lidhet pikërisht edhe me ditën e sotme kur është 21-vjetori i ballafaqimit frontal, të cilin e ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari në Drenicë, kur për herë të parë në mënyrë të hapur UÇK-ja, në mënyrë poshtëruese e disfaton, ushtrinë dhe policinë serbe”, tha Veseli.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se  Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi treguan se shqiptarët janë komb në vete.

“Sa u përuruan tri shëmbëlltyra të bronzta të udhëheqësve më shënjues të një lidhje që prej një veprimtarie e përgënjeshtroi një herë e mirë tezen, se racistët sipas së cilës shqiptarët nuk mund të ngrihen dhe të jenë si një komb në vete, kinse nuk janë të prirë prej një natyre të jenë të denjë prej një shtet, për një qytetërim, për një rol qytetërues në kontinentin ku jetojnë”, tha Rama.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se përurimi i këtyre shtatoreve të heronjve janë pjesë e përgjegjësive të vendit tonë në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

“Një vit më parë kur e kemi nis këtë me Qeverinë e Shqipërisë, pra kemi hartuar një plan veprimi, ku një prej të arriturave është kjo shtatore e heronjve tonë. Pra, në ditën e sotme ndoshta e mira e kësaj porosie të sotme është që nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, grupi i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota” kanë vazhduar ecjen deri te ‘Shatërvani’, duke performuar me këngë dhe valle.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori