LAJMI I FUNDIT:

Përjashtimi i Skenderajt nga Këshilli për shënimin e Epopesë? Përplasen deputetja Deliu e ministri Çeku

Përjashtimi i Skenderajt nga Këshilli për shënimin e Epopesë? Përplasen deputetja Deliu e ministri Çeku

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra sot gjatë seancës së Kuvendit deklaroi se qeveria ka përjashtuar Komunën e Skenderajt nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Sipas saj, një gjë e tillë është e pafalshme dhe hakmarrje ndaj një rajoni, gjersa ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u shpreh se Komunës së Skenderajt i kanë dërguar kërkesa të shumta për përfshirje, megjithatë nuk kanë pranuar.


Deputetja Blerta Deliu-Kodra shprehi shqetësimin për siç tha ajo, përjashtimin nga Këshilli Organizativ për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“(Qeveria) Dëshmoi që më tepër është i interesuar për hakmarrje ndaj një rajoni se sa për të unifikuar e për përçuar mesazhin e solidaritetit e sakrificës të atyre që kanë rënë për këtë ditë të rëndësishme.

Pra, është e pafalshme që janë përjashtuar Komuna e Skenderajt nga Këshilli Organizativ i udhëhequr nga qeveria dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Data si kjo e sotmja na përkujtojnë se sa e shtrenjtë dhe me cilin çmim është paguar liria në të cilën ne sot po jetojmë”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se kanë kontaktuar Komunën e Skenderajt për të bashkëpunuar rreth aktiviteteve për shënimin e tri datave.

“Në këshill kemi vendosur që tri data, pavarësisë, epopesë dhe çlirimit t’ia shtojmë edhe 24 marsin, respektivisht nisjen e fushatës ajrore të NATO-s. Kalendari i aktiviteteve për shënimin e këtyre datave ka dhjetëra ngjarje që shtrihen për gjatë gjithë vitit nga shkurti deri në dhjetor dhe këto aktivitete realizohen në shumë komuna të Kosovës.

Në vendimin për themelimin e këtij komisioni shtetëror parashihet edhe krijimi i grupeve të veçanta, të ftohen edhe anëtarë të komisioneve të tjera sipas nevojës. Për këtë qëllim e kemi kontaktuar edhe Komunën e Skenderajt për të bashkëpunuar rreth aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Komisioni e ka siguruar gjithë buxhetin e nevojshëm dhe e kemi ofruar gjithë gatishmërinë tonë për bashkëpunim në lidhje me aktivitetet e epopesë”, deklaroi ai.

Po ashtu, Çeku tha se Skenderaj nuk ka pranuar të përfshihet përkundër thirrjeve të shumta.

“Kërkesa, email-e, thirrje, mesazhe të panumërta për një kohë të gjatë drejtuar zyrtarëve të Komunës së Skenderajt. Për fat të keq kërkesat dhe thirrjet tona kanë mbetur pa përgjigje. Megjithatë, aktivitetet që lidhen me epopenë po organizohen dhe do të organizohen deri në fund, përfshirë edhe natën e zjarreve dhe koncertin që mbahen sonte në sheshin e qytetit të Skenderajt.

Nuk ka asnjë lloj përjashtimi, nuk ka asnjë lloj vullneti për ta larguar dikë, përkundrazi ne kemi pasur nevojë për ndihmën e komunës për të realizuar sa më mirë këto aktivitete. Por, ato do të bëhen edhe pa përfshirjen e Komunës së Skenderajt. Më duhet të shpreh keqardhjen time që një ngjarje kaq e rëndësishme për kombin tonë, të përdoret, të keqpërdoret për qëllime të sulmeve politike”, shtoi ministri i Kulturës.

Më pas ka reaguar deputetja Deliu-Kodra, e cila tha se për 26 vjet në shënimin e Epopesë së UÇK-së është përfshirë Komuna e Skenderajt. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori