LAJMI I FUNDIT:

Periudha pas pandemisë COVID-19, kompanitë sërish të interesuara për investime kapitale

Periudha pas pandemisë COVID-19, kompanitë sërish të interesuara për investime kapitale

Derisa vendet e pasura po largojnë masat kufizuese, konturat e ekonomisë pas pandemisë COVID-19 po bëhen më të qarta. Trendi i fundit është një rritje botërore e shpenzimeve kapitale, ndërsa parashikuesit vlerësojnë se investimi i përgjithshëm real në të gjithë botën, së shpejti do të jetë një e pesta më i lartë se sa para pandemisë.

Deri në vitin 2022, kompanitë në S&P 500 parashikohet të shpenzojnë një të dhjetën më shumë në fabrika, teknologji, kërkim dhe zhvillim dhe nisma të ngjashme. Planet e kompanive të mëdha për shpenzime vazhdojnë të rriten çdo ditë. AT&T thotë se do të shpenzojë 24 miliardë dollarë në vit në rrjetet e saj. Sony po grumbullon 18 miliardë dollarë në një projekt zgjerimi.


Ky është një ndryshim i rëndësishëm, sepse para COVID-19, firmat nuk ishin kaq të angazhuara në shpenzimet kapitale. Investimi i biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte ngecur në krahasim me PBB-në, për disa dekada.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë, produktet e të cilave janë shumë të rëndësishme për këtë ndryshim, kanë udhëhequr shpenzimet në investime. Në vitin 2020, ato përbënin një të tretën e shpenzimeve totale në kërkim dhe zhvillim në indeksin S&P 500 – këtë vit ato po rrisin shpenzimet kapitale me 30 për qind në krahasim me vitin 2019.

Shitësit me pakicë, më në fund, po investojnë më tepër në ofertat online për të konkurruar me Amazon. Restorantet vazhdojnë të përmirësojnë shërbimin e shpërndarjes, edhe ndërkohë që masat kufizuese lehtësohen, për të pasur sa më shumë fitime.

Konsulencat po gjejnë mënyra për ta mbajtur personelin të lidhur edhe kur ata nuk janë në zyrë. Rritja në dërgesat botërore të kompjuterëve për kompanitë, do të jetë edhe më e shpejtë këtë vit.

Mbetet për t’u parë nëse norma pas pandemisë COVID-19 do të nxisë një nga shpenzimet më të larta strukturore të investimeve, apo nëse firmat do të kthehen sërish në mënyrat e tyre të vjetra. Megjithatë, tani për tani, mund të vlerësojmë rritjen botërore të shpenzimeve kapitale, ato premtojnë një formë më dinamike të kapitalizmit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori