LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e qelizave malinje në gjëndrat limfatike ndodh në një fazë të caktuar të kancerit

Përhapja e qelizave malinje në gjëndrat limfatike ndodh në një fazë të caktuar të kancerit

Prania e qelizave kancerogjene në gjëndrat limfatike tregon praninë e një tumori në trup dhe vendi i origjinës së tij përcaktohet me biopsi

Gjëndrat limfatike, së bashku me enët limfatike, janë pjesë e sistemit limfatik, i cili është pjesë përbërëse e sistemit imunitar të njeriut.


Enët limfatike transportojnë një substancë – lëngun limfatik, i cili përmban qeliza të bardha të gjakut dhe ndihmon një person të luftojë infeksionet.

Në disa raste, ënjtja e gjëndrave limfatike ose e nyjave limfatike mund të tregojë zhvillimin e kancerit dhe ka edhe tumore që fillojnë të zhvillohen pikërisht në këto gjëndra, transmeton Telegrafi.

Tri lloje të kancerit zhvillohen në nyjat limfatike

Prania e qelizave kancerogjene në gjëndrat limfatike tregon praninë e një tumori në trup, mirëpo disa lloje kanceri fillojnë të zhvillohen pikërisht në gjëndrat limfatike, si limfoma Non-Hodgkin dhe limfoma Hodgkin. Bëhet fjalë për dy lloje kanceri të sistemit limfatik, të cilëve duhet t’u shtohet edhe leucemia limfocitare.

Megjithatë, nëse nuk përfshihet asnjë nga këto tri gjendje, qelizat e kancerit që shfaqen në gjëndrat limfatike mund të tregojnë një fazë të avancuar të kancerit që është përhapur nga diku tjetër në trup.

Kjo do të thotë se ne po flasim për metastaza sepse disa qeliza kanceroze shkëputen nga tumori dhe metastazojnë diku tjetër. Këto qeliza kanceroze mund të udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut dhe të arrijnë në organe të tjera ose të kalojnë nëpër sistemin limfatik dhe të arrijnë në gjëndrat limfatike. Megjithatë, shumica e qelizave kancerogjene që udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut ose sistemit limfatik “vdesin” ose shkatërrohen para se të kenë një shans për të dhënë metastaza, sipas American Cancer Society.

Mos i injoro: Këto shenja mund të zbulojnë që në trupin tuaj zhvillohet kanceri!
Lexo po ashtu Mos i injoro: Këto shenja mund të zbulojnë që në trupin tuaj zhvillohet kanceri!

Kur kanceri është i pranishëm në një nyje limfatike, biopsia përcakton se çfarë lloj kanceri është. Qelizat e kancerit do të duken si qelizat e tumorit nga i cili kanë origjinën, kështu që qelizat e kancerit të gjirit në sistemin limfatik do të duken ende si kanceri i gjirit.

Faza e tretë e kancerit është faza kur kanceri përhapet në gjëndrat limfatike

Kanceri prek njerëzit në mënyra të ndryshme, kështu që është e vështirë të parashikohet se si do të përhapet tek kush. Sa më i lartë të jetë stadi, do të thotë se është përhapur në të gjithë organizmin. Faza në të cilën kanceri është përhapur në nyjet limfatike ndryshon dhe sipas udhëzimeve të ekspertëve, kanceri është përhapur në gjëndrat limfatike kur është në fazën 3.

Çfarë ndodh kur qelizat e kancerit largohen nga tumori primar
Lexo po ashtu Çfarë ndodh kur qelizat e kancerit largohen nga tumori primar

Shanset për të mbijetuar nëse kanceri përhapet mund të varen nga lloji i kancerit që ka dikush. Pasi kanceri është avancuar rajonal dhe është përhapur në nyjet limfatike aty pranë, Shoqata Amerikane e Kancerit, për shembull, përcakton shkallën e mbijetesës pesëvjeçare si më poshtë:

▪ 86 për qind për kancerin e gjirit
▪ 35 për qind për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla
▪ 16 për qind për kancerin e mushkërive me qeliza të vogla
▪ 66 për qind për melanomën.

Sëmundjet malinje (kanceri) të gjakut
Lexo po ashtu Sëmundjet malinje (kanceri) të gjakut

Shkalla e mbijetesës i referohet përqindjes së njerëzve që janë ende gjallë për një kohë të gjatë pas marrjes së një diagnoze të caktuar. Për shembull, një shkallë e mbijetesës 5-vjeçare prej 50 përqind do të thotë se 50 përqind, ose gjysma e pacientëve, janë ende gjallë 5 vjet pas diagnozës. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i kancerit mund të rrisë shanset e një personi për të mbijetuar. Aplikimi i shpejtë i terapive dhe fillimi i trajtimit mund të nënkuptojë se kanceri i një personi nuk ka mundësi të përhapet.

Fatkeqësisht, tek ne, shumë pacientë me limfomën Hodgkin nuk kanë opsionin e trajtimit pas transplantimit të qelizave staminale, sepse i vetmi ilaç që mund të merret në atë fazë të sëmundjes është Opdivo-Nivolumab dhe nuk është në listën Listën e Barnave Esenciale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori