Gripi i shpendëve ka zhdukur 50.54 milionë zogj në Shtetet e Bashkuara këtë vit, duke e bërë atë shpërthimin më vdekjeprurës të vendit në histori, treguan të dhënat e Departamentit Amerikan të Bujqësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngordhja e pulave, gjelave dhe shpendëve të tjerë përfaqëson fatkeqësinë më të keqe të shëndetit të kafshëve në SHBA deri më tani, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 50.5 milionë zogjsh që ngordhën nga një shpërthim i gripit të shpendëve në vitin 2015.

Zogjtë shpesh ngordhin pasi infektohen.

Tufa të tëra, gjithashtu shkatërrohen për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes edhe nëse një zog i vetëm rezulton pozitiv.

Reklama

Dhe humbjet e tufave të shpendëve çuan çmimet për vezët dhe mishin e shpendëve në nivele rekord, duke përkeqësuar krizën ekonomike për konsumatorët që përballen me inflacion dhe duke i bërë më të shtrenjta festimet e Ditës së Falënderimeve të së enjtes në Shtetet e Bashkuara.

Reklama

Evropa dhe Britania po vuajnë gjithashtu krizat e tyre më të këqija të gripit të shpendëve dhe disa supermarkete britanike racionalizuan blerjet e vezëve të klientëve pasi shpërthimi ndërpreu furnizimet.

Përhapja në SHBA, e cila filloi në shkurt, infektoi tufat e shpendëve dhe jo shpendëve në 46 shtete, tregojnë të dhënat e USDA.

Zogjtë e egër si rosat e transmetojnë virusin, i njohur si gripi i shpendëve shumë patogjenik (HPAI), përmes fecesit, puplave ose kontaktit të drejtpërdrejtë me shpendët. /Telegrafi/

Reklama