LAJMI I FUNDIT:

Përfundon sanimi i tubacionit dhe rikthehet furnizimi me ujë të pijes për disa lagje në Prishtinë

Përfundon sanimi i tubacionit dhe rikthehet furnizimi me ujë të pijes për disa lagje në Prishtinë

Ilir Abdullahu, kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka bërë të ditur se është bërë sanimi i tubacionit dhe rikthimi i furnizimit me ujë të pijes për lagjet që gjatë së mërkurës janë prek nga mungesa e ujit të pijes.

Një njoftim të tillë, Abdullahu e ka bërë përmes një postimi në orët e vona në Facebook.


Një pjesë e Prishtinës pa ujë të pijshëm, pëlcasin gypat
Lexo po ashtu Një pjesë e Prishtinës pa ujë të pijshëm, pëlcasin gypat

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kishte njoftuar qytetarët e Prishtinës, se një pjesë e qytetit do të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të pëlcitjes së gypave në rrugën Enver Maloku dhe në afërsi të Rilindjes.

“Gjate ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes në rrugën Enver Maloku në Prishtinë, për shkak të pëlcitjes së gypit magjistral 630 milimetër që e furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm. Në të njëjtën kohë pëlcitje ka edhe në një gyp tjetër në afërsi të Rilindjes, gyp ky me diametër 350 milimetër”, thuhej në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/