Përfundon jashtë rruge një veturë në Gjilan, lëndohen dy femra


Një femër derisa drejtonte automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:50 në rrugën Ponesh-Gjilan.
Siç thuhet në raport, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke u trajtuar, njëra në QKUK dhe tjetra në spitalin e Gjilanit.
“Është raportuar se dyshuara femër kosovare derisa drejtonte automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojëe aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke u trajtuar njëra në QKUK dhe tjetra në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































