Në Pejë, të mërkurën përfundoi edicioni i XI-të i Festivalit ndërkombëtar të monodramës, “MonoAkt 2019”

Juria e përbërë nga Nina Mazur, Liviu Dospinecu dhe Emin Emini, ndau këto çmime: “Aktorja më e mirë” – Arjola Demiri (monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”); “Shfaqja më e mirë” – monodrama “Dhoma për një pamje”; “Çmimi Special” – Arman Saribikian; ndërsa “MonoStripi më i mirë” ishte për Blerta Gubetinin.

“Mirënjohja Post Mortum” iu nda ndriçuesit të Teatrit Kombëtar, Asllan Hysenit; “Mirënjohja e veçantë” iu dha Hasan Dreshajt, ndërsa “Shpërblimi për vepër jetësore” ishte për Ahmet Jakupin nga Maqedonia, Josif Papagjonin nga Shqipëria dhe Reshat Sahitajn nga Kosova.