LAJMI I FUNDIT:

Përfundon afati ligjor për ankesa në KSHZ, parashtrohen 2.141 ankesa

Përfundon afati ligjor për ankesa në KSHZ, parashtrohen 2.141 ankesa

Në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje sonte deri në orën 19:30 kur përfundoi afati, gjithsej janë parashtruar 2.141 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

Sot pasdite para përfundimit të afatit, 1.982 ankesa parashtroi partia E majta, ndërsa më herët Aleanca për Shqiptarët parashtroi 77 ankesa. Mbrëmë u parashtruan 82 ankesa, ndërsa shumica u parashtruan nga ASH, por ka edhe nga OBRM-PDUKM.

LSDM bëri të ditur se nuk do të parashtrojë kërkesa në këto zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të afateve, KSHZ pritet të caktojë mbledhje nesër, dhe jo më vonë se ditën e hënë publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë ndaj tyre./Telegrafi/