LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë xhirimet e filmit “Cirku Fluturues” të Fatos Berishës

Përfundojnë xhirimet e filmit “Cirku Fluturues” të Fatos Berishës

Pas një rrugëtimi 22 ditësh të ndara në katër javë – një në Kosovë, një në Ulqin dhe dy në Shkodër dhe Tiranë – janë mbyllur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë të bazuar në ngjarje të vërtetë, “Cirku Fluturues”, bashkëprodhim i Kosovës me Shqipërinë.

Fatos Berisha, që është skenarist dhe regjisor i filmit, ndihet i emocionuar me punën e realizuar.


“Është bërë një punë e madhe, me shumë mund dhe pasion për filmin, nga gjithë ekipi. Gjysma e punës është kryer, tani na pret gjysma tjetër deri në përfundimin e plotë”, ka thënë ai.

Shpëtim Selmani, njëri nga katër aktorët në rolet kryesore, e përshkroi përvojën e tij pothuajse të parë në film, në këtë mënyrë: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ‘Cirkut Futurues’… pjesë e një rrëfimi që pasqyron një periudhë të rëndësishme në formësimin e identitetit tonë kulturor, social dhe historik.”

Producentja e filmit, Vjosa Berisha, shprehet se xhirimet në shumë lokacione kanë arritur dinamikën e përjetimit të ngjarjes që ka ndodhur në vitet e ’90 të shekullit të kaluar, punë kjo jo e lehtë kur dihet zhvillimi dhe ndryshimi i Prishtinës dhe Tiranës ndër vite.

Rolet kryesore në film i luajnë: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj dhe Shpëtim Selmani.

“Ky film do të sjell shumë momente komike për publikun, por njëkohësisht emocion e dhimbje. ‘Cirku FluturuesÇ është ndërtuar me shumë dashuri dhe jam e sigurt se do të rrezatojë këtë emocion kudo”, thotë Vjosa Berisha.

Përveç katër aktorëve në rolet kryesore, në rolet dytësore luajnë: Refet Abazi, Shkumbin Istrefi, Luan Jaha, Vedat Bajrami, Armond Morina, Romir Zalla, Ilir Prapashtica, Rita Gjeka, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri dhe Fisnik Ademi, ndërkohë që një prezencë speciale në rol dytësor kishte edhe aktori i njohur boshnjak i cili jeton dhe vepron në Londër, Velibor Topiq.

Premiera e filmit pritet të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori