eksperti-banner

Një situatë me pengje u raportua në dyqanin e Starbucks në qytetin Ulm të Gjermanisë nga një burrë i armatosur rëndë.

Siç raportojnë mediet e huaja, burri kishte mbajtur peng së paku katër persona, transmeton Telegrafi.


Sipas policisë, autori i dyshuar ka tentuar të largohet nga kafeneja Starbucks me një peng rreth orës 20:20.

Më pas oficerët e policisë qëlluan me armë dhe arrestuan të dyshuarin e rastit.

Operacioni pati nisur në orën 18:45 dhe në vendngjarje u mobilizuan edhe forcat e rendit. /Telegrafi/