LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi dëshmia e Taleskit në gjykatë, iu ikë gazetarëve

Përfundoi dëshmia e Taleskit në gjykatë, iu ikë gazetarëve

I dyshuari i parë në lëndën ”Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Vlladimir Taleski, e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën penale të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, Taleski nuk ka dhënë ndonjë deklaratë para mediave. Ai është larguar nga ndërtesa e gjykatës, duke shfrytëzuar hyrje/daljet e prapme të saj.


Ndryshe, në lëndën në fjalë, janë të akuzuar 21 persona, ndërkaq PSP-ja kërkon që kryetarit të manastirit, Vlladimir Taleski t’i shqiptohet paraburgim./Telegrafi/