LAJMI I FUNDIT:

Përfshirja e tri veturave nga zjarri në Pejë, Policia jep detajet

Përfshirja e tri veturave nga zjarri në Pejë, Policia jep detajet

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri të martën në Pejë, ndërsa Policia e Kosovës sot ka dhënë detajet e rastit.

Tri veturat janë përfshirë nga zjarri të martën rreth orës 19:00 në Pejë.


“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur një tym te kontejnerët, ku më pas janë përfshirë nga zjarri tre vetura me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarreve dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.

Digjen dy automjete në Pejë
Lexo po ashtu Digjen dy automjete në Pejë

Sipas raportit, dëmet janë të konsiderueshme pasi që dy nga veturat janë djegur tërësisht dhe vetura tjetër pjesërisht.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz. /Telegrafi/