LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një hotel në ndërtim në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një hotel në ndërtim në Prishtinë

Një hotel në ndërtim në lagjen “Pejton” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri këtë të marte.

Nuk dihen shkaqet apo rrethanat e këtij incidenti, ka thënë për Telegrafin zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.


“Jemi në vendin e ngjarjes duke intervenuar për fikjen e zjarrit. Rrethanat ende nuk dihen se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka deklaruar ai.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj - policia nis hetimet
Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj - policia nis hetimet

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje përveç zjarrfikësve, ka dalë edhe policia e cila po merret me rastin.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. /Telegrafi/