Përfshihen në përleshje tre persona, njëri dërgohet në mbajtje


Tre persona janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:45 në sheshin “Shatërvan”, në Prizren.
Tutje thuhet se dy prej të dyshuarve janë sjellë në stacion dhe gjatë kontrollit tek njëri nga ta është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 5 fishekë.
“Sheshi Shatërvan, Prizren 13.07.2026 – 23:45. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Dy prej të dyshuarve janë sjellë në stacion dhe gjatë kontrollit tek njëri nga ta është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim dy prej të përfshirëve në incident kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjetër që i është gjetur pistoleta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/





































