Bëhuni pjesë e ofertës unike, për të pasur një edukim të shkëlqyer e një karrierë të siguruar në organizatat ndërkombëtare, biznes, administratë publike, etj Ftohen të marrin pjesë të gjithë nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme si dhe studentët e universiteteve në
Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshevës etj.

Konkursi është i ndarë në dy kategori me tema dhe kritere të veçanta të aplikimit:


Kategoria I - Nxënësit e viit të fundit të shkollave të mesme

Rregullat e konkurimit
Nxënësit duhet të zgjedhin një nga temat e mëposhtme:

1. What would you change about your country?
2. How can Kosovo make use of globalization?
3. The role of religion in a democratic country.

Eseja duhet të ketë jo më pak se 1000 fjalë dhe të shkruhet në gjuhën angleze.

Kategoria II - Studentët e universiteteve
Rregullat e konkurimit
Studentët duhet të zgjedhin një nga temat e mëposhtme:

1. Identity in Domestic and Foreign Affairs.
2. Ethnicity and peace in international relations.
3. Sovereignty and globalization in the XXI century.

Eseja duhet të ketë jo më pak se 1500 fjalë dhe të shkruhet në gjuhën angleze. Esetë duhet të dorëzohen brenda datës 01.07.2014 në adresën e e-mailit: ese@ubt-uni.net

Komisionet vlerësuese do të zgjedhin ese-te më të mira të cilat do shpërblehen si më poshtë:

Çmimi i parë për secilën kategori: Bursë e plotë studimi në Marrëdhënie Ndërkombëtare bachelor/master
në programin Ndërkombëtar të Universitetit të Varshavës
Çmimi i dytë për secilën kategori: 50% Bursë studimi në Marrëdhënie Ndërkombëtare bachelor/master në programin Ndërkombëtar të Universitetit të Varshavës
5 çmime të treta nga 20% për secilën kategori: Bursë studimi në Marrëdhënie Ndërkombëtare bachelor/master në programin Ndërkombëtar të Universitetit të Varshavës