Debatet për të mirat dhe të këqijat e të qenit vegjetarian duket se do të jenë të përjetshme.
Megjithatë, ekspertët shëndetësorë kësaj radhe janë përqendruar vetëm pas të mirave që i sjell shmangia e mishit.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve që i ka trupi kur nuk hani mish.
Do të humbni peshë
Njerëzit që heqin dorë nga mishi mund t’i humbin deri në 5 kilogramë. Veç kësaj, ata nuk kanë nevojë të numërojnë kalori apo ta rrisin aktivitetin fizik. Dieta me pemë e perime përshtatet me çdo gjë.
Numri i baktereve të mira në zorrë rritet
Flora e zorrëve të njerëzve që hanë mish dallon nga ajo e vegjetarianëve. Të dhënat tregojnë se njerëzit që hanë vetëm perime kanë më shumë baktere të mira. Por, i merr kohë florës së zorrës që ta ri-oragnizojë dhe përmirësojë veten. Fillimisht, ju mund të përjetoni fryrje barku dhe luhatje të shumta sepse zorrët dhe pankreasi janë duke u adaptuar në një dietë të bazuar në pemë e perime.
Lëkura duket më e shëndetshme
Shumë vegjetarianë vërejnë gjithashtu se lëkura e tyre përmirësohet – aknet dhe pikat e zeza zhduken. Shkencëtarët thonë se nëse e zëvendësoni mishin me pemë dhe perime, të gjitha toksinat largohen nga trupi, e një detoks i tillë ndikon në lëkurë në mënyrë të mirë.
Keni më shumë energji
Një prej karakteristikave më të rëndësishme që njerëzit e vërejnë pasi që ndalojnë së konsumuari mish është se ndihen më pak të lodhur gjatë ditës.
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet
Lidhja mes mishit të kuq dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zbuluar shumë moti. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se përbërësit në mish të kuq nxisin reaksione kimike të cilat në mënyrë negative ndikojnë në zemrën tonë. Është gjithashtu interesant fakti se vegjetarianët kanë rrezik më të ulët të hipertensionit, diabetit dhe kancerit në lukth. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre